Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar sot se Kosova nuk do ta ketë të lehtë të bëhet anëtare e NATO-s, siç tha ai, për shkak të rezistencës së fortë të Spanjës dhe Hungarisë.

Ai tha se në këtë çështje asgjë nuk varet nga Serbia sepse ajo nuk është anëtare e NATO-s.

“Ata mund të pranohen në NATO, por jo lehtë sepse ka vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Do të ketë rezistencë shumë të fortë nga Spanja, por edhe nga disa vende që e kanë njohur Kosovën, si vëllezërit dhe motrat tona nga Hungaria”, tha Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

I pyetur nga  gazetarët për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiq tha se ishte një “turp i veçantë”.

“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori. Ata nisen nga parimi se ‘forca nuk i lutet Zotit’. Ata mendojnë se mund të bëjnë gjithçka, por ne do të presim momentin kur do të vendoset një ekuilibër pak më ndryshe i pushtetit për sa i përket respektimit më të madh të së drejtës publike ndërkombëtare, që është situata tani, brezi im apo i juaji, për këtë më vonë”, tha presidenti i Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se autoritetet kanë njoftuar komandantin e KFOR-it dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, për lëvizjet e reja të Prishtinës, hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

11 të shtruar në spital pas turbulencave të rënda gjatë fluturimit nga Milano për në SHBA

Njëmbëdhjetë persona në një fluturim të “Delta Airlines” u dërguan në spital…

Ukrainasit tashmë marrin nën kontroll të gjithë rajonin e Kievit

Trupat ukrainase rimarrin kontrollin e të gjithë territorit të rajonit të Kievit…

Inteligjenca britanike: Putini mund t’i shpallë rajonet e pushtuara të Ukrainës “zyrtarisht ruse” të premten

Ministria britanike e mbrojtjes ka publikuar përditësimin e saj të fundit mbi…

Reisu-l-Ulema Saqipi: Zgjedhja ime në krye të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, nuk është privilegj, por një amanet i shenjtë, të cilin do ta kryej me nder e përgjegjësi

Të dielën e 8 tetorit, Kuvendi i Rijasetit të Bashkësisë Islame të…

Vonesat e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, banorët protestojnë të enjten

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” kanë njoftuar se të enjten nga ora…