Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova nesër do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Madje, ai thotë se një gjë të tillë e ka konfirmuar kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, në Bruksel.

“Situata është shumë komplekse për ne dhe nesër do të jetë edhe më e vështirë sepse zonja [Donika] Gërvalla e ka konfirmuar se do të aplikojë për anëtarësim [në Këshillin e Evropës]”, tha ai, shkruan mediumi serb B92.

I pari i Serbisë ka thënë se menjëherë do të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të reagojnë politikisht, nëse kjo gjë ndodh.

“Ne do të caktojmë një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në 36 orët e ardhshme dhe do të reagojmë politikisht. Nuk do të jetë aq e lehtë për ata që mendojnë se mund të na shantazhojnë dhe të na bëjnë presion”, deklaroi ai nga Brukseli ku po merr pjesë në darkën e organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Vuçiq paralajmëroi se do të luftojnë në skenën ndërkombëtare për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Presidenti i Serbisë ka kërcënuar vazhdimisht Kosovën se nëse aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të përgjigjen “seriozisht”.

Këtë e bëri edhe sonte në Bruksel, ndërsa në adresimin nga Beogradi pas kthimit nga Berlini – ku ishte takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin Albin Kurti – kishte thënë se do “t’i tregojnë dhëmbët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mbi tre milionë të infektuar me koronavirus në Gjermani

milionë, njoftoi Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, Robert Koch. Numri i…

Ramiz Merko infektohet me coronavirus

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko u shtrua në spital mbrëmë…

Sekretarja e Jashtme britanike: Lufta në Ukrainë, do të jetë fillimi i fundit të Putinit

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë për Sky News se…

Gostivar, arrestohet 46 vjeçari, posedonte kokainë

Zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës, zyra e…

Merkel dhe Putin diskutojnë për tensionet në Ukrainë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një…