Një ditë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i pari i shtetit serb Aleksandar Vuçiq ka takuar ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo.

Sipas medieve serbe, në këtë takim, Vuçiq kishte kërkuar ndihmën e Kinës rreth Kosovës.

“Ne presim që BE-ja dhe partnerët perëndimorë të ndikojnë në Prishtinë që të përmbushë seriozisht dhe me përgjegjësi obligimet e saj, siç ka bërë Serbia”, ka thënë Vuçiq.

Nuk është hera e parë që presidenti serb bënë kësi lloj takime, veçanërisht me Rusinë dhe Kinën, sa herë që ndodh ndonjë ngjarje e madhe në raport me Kosovën.

Kujtojmë se një ditë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës të nxituar nga strukturat paralele të Serbisë, Vuçiq kishte takuar ambasadorin rus Aleksandar Bocan-Kharchenko.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq ka pritur ambasadorin e Federatës së Rusisë, Aleksandar Botsan-Kharchenko me të cilën bisedoi për situatën aktuale në rajon, veçanërisht pas tensioneve të shkaktuara”, thuhej në njoftimin e partisë së Vuçiqit në Twitter.

Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar se që nga 1 gushti, do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet. Mirëpo, një ditë para se ky vendim të hynte në fuqi, serbët lokalë në veri të vendit filluan kundërshtimet e tyre duke vendosur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinje dhe Bërnjak.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti: Vetëm kur të jemi të lidhur fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të aktiviteteve për shënimin e…

Bursa e Moskës do vazhdojë të qëndrojë e mbyllur

Banka Qendrore Ruse ka thënë në një deklaratë që Bursa e Moskës…

Shtyhen bisedimet tregtare BE-Australi

Shkak janë bërë mosmarrëveshjet me Francën për shkak të paktit “AUKUS” Raundi…

Tsipras në Shkup: Kemi humbur shumë kohë, duhet ta kompensojmë

Kryeministrisë i Greqisë, Aleksis Tsipras po zhvillon një konferencë të përbashkët me…

Shqetësohen banorët, xhandarmeria serbe futet në territorin e Kosovës

Banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës janë shprehur tejet të brengosur, për…