Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Bruksel pas takimit me palën kosovare, se “në thelb janë harmonizuar” rreth çështjes së të pagjeturve dhe personave të zhvendosur, duke theksuar se kanë trajtuar edhe çështjet ekonomike duke hapur “dy tema të reja”, ku një prej tyre është edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, shkruajnë mediat në Serbi.

“Sot janë hapur dy tema të reja: çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ajo e pronave dhe kërkesave financiare”, ka shtuar Vuçiq para gazetarëve pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.
Shefat e ekspertëve të ekipeve negociuese nga Kosova dhe Serbia, Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq, do të vazhdojnë bisedimet për Asociacionin më 17 shtator, kurse takimi i radhës në nivelin më të lartë është planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel ka bërë të ditur presidenti serb.

“Po vijnë çështjet më të rëndësishme dhe më të vështira në rend të ditës, për shumë çështje kemi qëndrime të kundërta, do të jetë një proces i komplikuar dhe i vështirë”, ka thënë ndër tjera Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…