Ylltare Ferati
VRULLSHËM
Vrullshëm jeta qëndis honet e saj
Më rrëmben hovshëm nga dita në ditë
Unë rrëmbyeshëm e përqafoj
Ajo më ledhaton, më miklon
Rinis çdo ditë e re me fjongo rreze
Jetës i dhuroj nga një gjeth shprese
Dhe vrullshëm lëviz binarëve të kohës
Netët me hënë ëndrra vargëzojnë
deri në agun e mëngjesit
Shtegtojnë me mua
Shtigjeve të reja
Vrullshëm shkallëzohen.