Dmitry Savluchenko, një politikan pro-rus i emëruar nga forcat ruse si kreu i administratës për rininë, familjen dhe sportin në qytetin e pushtuar Kherson, u vra mëngjesin e sotëm.

Informacioni u konfirmua nga agjencia ruse pro regjimit RIA Novosti, e cila raporton se ai u vra “në një sulm terrorist”.

Ukrainasit, logjikisht, e pritën vdekjen e Savluchenkos krejt ndryshe, raporton theguardian.

“Partizanët tanë shënuan një fitore tjetër”, shkroi në Facebook, Serhiy Klan, një këshilltar i kreut të administratës ushtarake të rajonit Kherson, duke shtuar se “një aktivist pro-rus dhe tradhtar u hodh në erë me veturën e tij në Kherson”.

Diplomati ukrainas dhe ish-ambasadori i atij vendi në Austri, Oleksandr Sherba, ka publikuar në Twitter një fotografi të trupit të pajetë të Savluchenkos, ku shihet edhe vetura e shkatërruar.

“Dmitry Savluchenko, një nga tradhtarët e Khersonit të pushtuar, u eliminua mëngjesin e sotëm. Jeta e një tradhtari është e shkurtër këto ditë në Ukrainë”, ka shkruar Sherba.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Lajçak takon Reekerin, flasin për Ballkanin Perëndimor

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot…

Parlamenti Evropian miraton rezolutën ku bën thirrje për njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Deuptetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar sot rezolutën ku për herë të…

Partitë propozojnë 10 kandidatët e parë për këshill komunal mos të kenë prag të votave, për të pavarurit kushte më të vështira

Propozimi i harmonizuar mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për lista të hapura në…

Sot 81 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot janë kryer 5.315 teste, ndërsa janë…

Berisha takon Buxhovin:”NDAJMË TË NJËJTAT MENDIME PËR KOSOVËN DHE SHQIPERINË”

Ish-kryeministri shqiptar dhe ish-lider i PD-së, Sali Berisha ka takuar sot në…