Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i ngjarjes së përgjakshme të ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, konkretisht në ora 3.30 të mëngjesit në Hanioti të Halkidikit, shkruan kathimerini.gr.

Bëhet fjalë për dy persona të moshës 39 dhe 45 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut. Sipas informacioneve të para nga Policia greke, persona të panjohur, kanë hapur zjarr ndaj tyre teksa ndodheshin në banesë me qira. Për pasojë 39-vjeçari ka mbetur i vdekur, ndërsa 45-vjeçari është dërguar i plagosur fillimisht në Qendrën Shëndetësore Kassandra dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm Polygyros, ku ndodhet për mjekim. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë shpallur në kërkim nga Policia. Rrethanat dhe shkaqet e sakta të ngjarjes fatale janë duke u hetuar nga Departamenti i Sigurisë Polygyros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Çfarë bën Zorica derisa Zaev flet në Kombet e Bashkuara (VIDEO)

Derisa kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur fjalimin e tij para përfaqësuesve të…

Sulmet e orkestruara nga Beogradi në veri/ Zbulohen grupe të strukturuara me përvojë ushtarake

Tensionet në veri të martën arritën thuajse kulminacionin, bombat u hodhën, shok-bombat…

Yuri Kim takim me Edi Ramën në Kryeministri

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, është parë mëngjesin e sotëm…

Plani 12 pikësh kinez për paqen në Ukrainë – nuk tregon kush është agresori dhe kush viktima, thotë Brukseli

Plani 12-pikësh i propozuar nga Kina për t’i dhënë fund pushtimit rus…

Kurti: Vuçiq ka shumë inat dhe vrer, s’i kontribuon qetësimit të situatës

Kryeministri Albin Kurti ka folur mbi deklaratat e presidentin serb Aleksandar Vuçiq,…