Britanikët Chris Parry dhe Andrew Bagshaw u vranë ndërsa po përpiqeshin të kryenin evakuime humanitare në Ukrainë.

Dyshja kishin udhëtuar në Soledar, në lindje të vendit, duke dalë vullnetarë për t’i ndihmuar ukrainasit e lënduar, por edhe kafshët t’iu dilnin në ndihmë, raporton metro.co.uk.

“Me pikëllim të madh duhet të njoftojmë se i dashuri ynë Chrissy është vrarë së bashku me kolegun e tij, Andrew Bagshaw, ndërsa po përpiqej të kryente një evakuim humanitar nga Soledar, në Ukrainën lindore”, shkruan në deklaratën e familjes së Parryt.

“Vendosmëria e tij vetëmohuese për të ndihmuar të moshuarit, të rinjtë dhe të pafavorizuarit na ka bërë ne dhe familjen tonë jashtëzakonisht krenarë”, shkruan më tutje.

Dyshja raportohet se ishin parë për herë të fundit duke shkuar në qytetin Soledar, në rajonin lindor të Donetsk, ku u raportuan luftime të ashpra.

Duke folur për Sky News vitin e kaluar, Parry pohoi se “shkova në një njësi komanduese ushtarake dhe fola me një numër ushtarësh që e përshkruan Bakhmutin si “vendin më të keq që kishin qenë ndonjëherë”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tentim vrasje në Malishevë, shkrepen 20 plumba – policia arreston dy persona

Dy persona janë arrestuar në fshatin Shkozë të Malishevës, pasi që dyshohet…

Mbi 15 milionë tonë grurë të Ukrainës janë transportuar përmes korridorit të Turqisë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoglu tha se në…

Lajmi se është rrëmbyer një aeroplan evakuimi në Kabul krijoi konfuzion gjithandej – por çfarë ndodhi në të vërtetë?

Konfuzioni mbretëroi të martën mes mesazheve kontradiktore nëse një aeroplan ukrainas ishte…

Ndodh në Gostivar: Qytetari e ‘fluturon’ policin me makinë

Sot është shpërndarë një video ku shihet një qytetarë pas ndalimit të…

Kurti: Thaçi po thotë me amerikanë e pa evropianë, unë them me të dyja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti Hashim Thaçi ka qëndrim…