Për vrasjen në Saraj që ndodhi para dy dite, Ministria e Punëve të Brendëshme fajin e hedh tek Prokuroria Themelore Publike, pasi siç bëri të ditur ministri Oliver Spasovski ndaj personit që e kreu vrasjen MPB kishte paraqitur padi penale edhe dy herë të tjera për përdorim të armës, por Prokuroria në vend që atij t’i shqiptojë masë paraburgimi, të njejtin e ka lënë të lirë dhe kështu ai edhe njëherë e kishte përdorur atë armë, duke shkaktuar këtë herë edhe viktimë.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDËSHME
“Unë do u’a them një shembull që duhet ta dini, për vrasjen në Saraj, për vrasësin e cili ka e kryer veprën, MPB në 2014-tën dhe në dhjetor të 2018-tës, ka paraqitur padi penale deri te PTHP, për bartje të armës dhe ajo procedurë në vend që të përfundoj me paraburgim, vazhdoi me procedurë të rregullt dhe ai është në liri. Ekzistojnë shumë aktivitete të këtilla dhe kjo tregon se duhet që sistemi të përforcohet. MPB nuk është e sigurtë në vetë shtetin, MPB jemi të gjithë ne dhe siguria në shtet jemi të gjithë ne edhe qytetarët edhe të gjitha institucionet duhet të ndërmarrin masa nën kompetenca të tyre”.

I pyetur se çfarë periudhe kohore i duhet MPB për të dalë me detaje rreth zbardhjes së një vrasjeje, Spasovski i tha gazetarëve që të mos presin që hetimet të bëhen përmes mediumeve, edhe pse një gjë e tillë do të ishte shumë interesante për to.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDËSHME
“Kryerja e hetimeve bëhet kur kryhen të gjitha veprimet. Hetimi nuk nënkupton ndërtimin e një ndërtese. Nuk është një plan që është bërë paraprakisht dhe çdo ditë ju merrni ato të dhëna dhe informacione. Ju bëj thirrje që të mos prisni që ne do të kryejmë hetimet përmes mediave. Ju do të vendosni kamerat dhe unë do të njoftoj të gjitha detajet, edhe pse e di se është shumë interesante. Mos e prisni këtë nga unë. Kur kemi informacion specifik, e ndajmë atë me publikun”.

Sa i takon vrasjes në Saraj, ai tha se përmes takimeve të tija personale por edhe përmes aktiviteteve të ndryshme, kanë pasur për qëllim ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për përdorimin e armëve gjegjësisht keqpërdorimin e tyre.

Ai gjithashtu bëri të ditur se vitin e kaluar, kanë ndodhur 18 vrasje dhe prej tyre vetëm një është ende e pa zbardhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…