Personi i dyshuar për vrasjen në Batllavë është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka vdekur nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer vepëen penale “Vrasja e rëndë”. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimin të rrethanave të këtij rast”.

Vrasja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 8:00.

Policia ka arritur ta arrestojë një person me inicialet B.B, 47 vjeçar si dhe është konfiskuar një armë e zjarrit që dyshohet se është përdorur në rast.
Personi që mbeti i vrarë është G.B, 41 vjeçar. Dorasi dhe viktima, sipas janë të afërm.

Ata kishin pasur edhe dje një konflikt mes tyre.

Besohet se deri tek zënka mes tyre ka ardhur për arsyje banale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…