Mbrëmë rreth orës 21:40 dy sulmues të armatosur me pushka automatike kanë hyrë në një çajtore në rrugën “Braka Rexhepagiq” në afërsi të Shkollës Fillore “Imri Elezi” të Çairit të Shkupit, njofton Telma. Gjatë hyrjes kanë filluar të gjuajnë në njërën prej tavolinave, ndërkaq nga të shtënat ka ndërruar jetë një 47-vjeçar nga Shkupi dhe 3 të tjerë janë plagosur, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB informojnë për identitetin e viktimës dhe të lënduarve, por nuk japin detaje tjera në lidhje me incidentin e armatosur.

“Nga të shtënat, lëndime të rënda ka pësuar J.I. (47) nga Shkupi dhe është transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë. Gjithashtu, lëndime kanë pësuar edhe M.A. (43) dhe L.Sh. (42) nga Shkupit, të cilët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Shkupit “Shën Naumi i Ohrit” për ofrimin e ndihmës mjekësore. Në kompleksin “Nënë Tereza” me lëndime në dorë është sjellë edhe A.I. (30) nga Shkupi”, informojnë nga MPB.

Ngjarja ka ndodhur në një çajtore në rrugën “Braka Rexhepagiq” në afërsi të Shkollës Fillore “Imri Elezi” të Çairit.

MPB po verifikon nëse sulmi është i lidhur me sulmin e ngjashëm të majit të vitit të kaluar kur nga disa persona me automatik u vra Kamer Idrizi. Viktima e mbrëmshme është familjar i afërt i tij.

Ndërkohë edhe Prokuroria Publike njoftoi se mbrëmë një prokurori publik kujdestar kishte kryer inspektim në Çair.

“Prokurori publik ka lëshuar urdhër për grumbullimin dhe analizimin e gjurmëve të gjetura në vend, si dhe urdhër për autopsi të të ndjerit. Me urdhër të prokurorit publik janë siguruar incizimet e videove mbikqyrëse të objekteve përreth”, njoftoi Prokuroria./Portalb/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Parlamenti i Danimarkës miraton ndërtimin e ishullit gjigant artificial pranë Kopenhagës

Planet për një ishull artificial për të strehuar 35 mijë njerëz dhe…

Shënohen edhe 368 raste pozitive dhe 14 vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar edhe 368 raste pozitive…

Abdixhiku: Dëshmorët e Koshares na kujtojnë sa e vlefshme është sakrifica për liri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe në Koshare në përkujtim…

OKB pret që 8.3 milionë refugjatë të ikin nga Ukraina

Sipas vlerësimit të fundit të Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara…

Pompeo: Provat thonë se koronavirusi doli prej laboratorit në Wuhan

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, ka thënë se…