Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar hetim të shpejtë për vrasjen e gazetarit Giorgos Karaivaz, e cila u dënua ashpër nga zyrtarët kryesorë të Bashkimit Evropian, partitë politike dhe asociacionet e mediave.

Karaivaz, i cili punoi për stacionin privat Star dhe gjithashtu drejtoi blogun e lajmeve “bloko.gr”, u qëllua disa herë të premten derisa ishte duke dalë nga makina e tij pranë shtëpisë së tij në Athinë pasi u kthye nga puna, siç kanë thënë dëshmitarët, njofton Klan Kosova.

Policia tha se gazetari 52 vjeçar u qëllua nga dy persona me shumë plumba të cilit shkuan aty me një motor. Të paktën 12 gëzhoja plumbash u mblodhën nga vendi i ngjarjes, tha një zyrtar i policisë.

Kryeministri Mitsotakis thirri ministrin e policisë, Michalis Chrysochoidis, në një takim të shtunën për të diskutuar mbi rastin, tha Zyra e Kryeministrit, shkruan Al Jazeera.

Vrasja u dënua nga Komisioneri Europian dhe Komisioneri i Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…