Një 40 vjeçar nga Shkupi dyshohet se ka vrarë nënën e gjyshen e tij me mjet të mprehtë. Rasti ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa ende nuk dihen motivet që kanë çuar deri tek vrasja, përcjell Klan Macedonia.

Kontroll në vendngjarje ka kryer edhe prokuroria.

“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer këqyrje në vendngjarje në një banesë në rrugën ‘Ruzveltova’ ku sipas informacioneve fillestare një 40 vjeçar i ka marrë jetën nënës dhe gjyshes. Për zbardhjen e ngjarjes, prokurori publik do të lëshojë urdhër për autopsi të të ndjerit, si dhe ekspertizë të të gjitha gjurmëve të konstatuara në vendngjarje”, thonë nga prokuroria.

Ndërkaq më herët edhe nga policia e konfirmuan rastin dhe njoftuan se 40 vjeçari tashmë është arrestuar./KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shkon në 19 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Gjermani

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe dhjetëra njerëz janë zhdukur në…

Tre të vrarë pas të shtënave brenda një supermarketi në Oregon, SHBA

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi një person i armatosur…

Putini “nuk do të jetojë për të parë vitin 2024”, thotë zyrtari i vetëm që votoi kundër aneksimit të Krimesë – parashikon se nga kush do të vritet presidenti rus

Ilya Ponomarev, figura e opozitës ruse në mërgim, i cili ishte i…

Këshilltari i ministrit ukrainas publikon pamjet, thotë se tregojnë nisjen e raketave për në Ukrainë nga Bjellorusia

Raketat Iskander u lëshuan nga Bjellorusia në Ukrainë rreth orës 17:00, ka…

Jehona e daljes deri në ora 13:00 është 24.78 për qind

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencë për shtyp tha se deri…