Ndërsa i gjithë rajoni po vaksinohet, vetëm në Maqedoni pushteti gënjen me të madhe për vaksinat, deklaroi zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Stoilkovski. Sipas kësaj partie, Zaevi dhe Filipçe kanë premtuar vaksina nga Greqia dhe Bullgaria, por edhe disa muaj më vonë, nuk ka asgjë nga këto premtime.

Pasi Greqia dhe Bullgaria anuluan vaksinat e premtuara, duke shpjeguar se nuk kanë mjaftueshëm për veten e tyre, autoritetet shëndetësore tani shpresojnë që përmes mekanizmit Kovaks ata do të marrin 800 mijë vaksinat e para deri në shkurt. Por së pari duhet të arrijnë pesë frigoriferë special për ruajtjen e tyre.

Sot, Serbia pranoi një milion doza të vaksinës kineze kundër Covid-19, “Sinofarm”. Dërgesa u mirëprit edhe nga presidenti Aleksandar Vuçiq, I cili njoftoi se edhe ai do të vaksinohet. Ky është lloji i tretë i vaksinës pas “PFizer” dhe “Sputnik Vi” të siguruar nga Serbia. Kreu i shtetit u ankua se megjithëse kanë paguar, deri më tani nuk kanë marrë asgjë përmes mekanizmit Kovaks.

“Nuk kemi marrë asnjë, ndërsa kur do t’i marrim nuk e di. Kemi paguar 4 milion e 850 mijë dollarë, kemi paguar edhe 2 milion euro për zhvillimin e vaksinës, por për fat të mirë, kemi qenë mjaft të zgjuar për të punuar për Serbinë”, pohoi Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë.

Në Serbi, presin 19,500 doza shtesë javën e ardhshme nga Fizer dhe 250,000 të tjera nga Sputnik Vi. Në Shqipëri, ku ka filluar imunizimi i punonjësve shëndetësorë, javën e ardhshme do të arrijnë edhe 10 mijë doza të tjera të së njëjtës vaksinë nga gjithsej 500 mijë vaksina të dakorduara./ALSAT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…