Ndërsa po largohej nga Ukraina,  presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen,  tha se mizoritë në Bucha  janë dëshmi e krimeve të luftës, shkruan skynews.

Presidentja vizitoi Ukrainën të premten për të dëshmuar pasojat e bombardimeve ruse në qytete si Bucha.

“Instinkti im thotë: Nëse ky nuk është një krim lufte, çfarë është një krim lufte,”, u ka thënë gazetarëve von der Leyen në bordin e një treni që po largohej nga Ukraina. “Ne mund të shihnim edhe me sytë tanë se shkatërrimi në qytet është në shënjestër të jetës së civilëve. Ndërtesat e banimit nuk janë objektiv ushtarak”, ka thënë ajo.

Të premten një ekip mjeko-ligjor filloi zhvarrosjen e një varri masiv në Bucha.  Von der Leyen tha se BE-ja po punon me Ukrainën në një ekip të përbashkët hetimor për të mbledhur prova të krimeve të mundshme të luftës për t’u përdorur në rastet e ardhshme gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Putini gradualisht po kupton se strategjia e tij nuk po funksionon – këtë e tregojnë lëvizjet e tij të fundit

Vladimir Putin duket se e di se forcat ruse po pësojnë “humbje…

Institucionet e sigurisë në Kosovë bashkë me KFOR-in do të mbajnë stërvitjen “Shpata e argjendtë 2021”

KFOR-i në bashkëpunim me institucionet kosovare të sigurisë do të mbajë stërvitjen…

Facebook themelon “gjykatë” për ankesat e përdoruesve

Kompania Facebook ka zbuluar planin për të krijuar një bord të pavarur…

Alarmon zëvendëskryeministrja ukrainase: Situata në Mariul është “katastrofike”

Autoritetet në Ukrainë kanë bërë të ditur se kanë arritur të evakuojnë…

​Gjosha: Shqipëria duhet të luajë rol më aktiv për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ish-ministrja e Integrimeve dhe kandidatja për deputete nga radhët e LSI-së, Klajda…