“Ju jeni e ardhmja e BE-së tonë”. Ky ka qenë mesazhi i Ursula Fon der Lajen, gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian në Strazburg, për qytetarët e Moldavisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, kandidatë për anëtarësim në BE.

Cështja e eurointegrimit të vendeve të reja anëtare është një rrugë përplot me gjemba dhe ndan të 27 vendet e BE-së. Disa vende, mes tyre edhe Franca, para zgjerimit eventual, do të donin që të ndryshojë funksionimi i BE-së. Por, sic percjell KlanM, Ursula fon der Lajen është e mendimit se duhet të rimendohet politika e jashtme e BE-së.

“Për këtë shkak popujt e Ballkanit Perëndimor, Moldavisë, Gjeorgjisë, Ukrainës, duhet ta dijnë se janë pjesë e familjes sonë. Ju jeni e ardhmja e BE-së sonë që nuk do të jetë e plotë pa ju. Ky është mesazhi që po e çojmë” – Ursula Fon der Lajen

Duke u prononcuar për mbrojtjen e demokracisë e duke përmendur mbrojtjen e sundimit të së drejtës në BE, ajo nuk ka përmendur Poloninë ose Hungarinë, dy vendet që janë në “shënjestër” të Brukselit për cështjen e pavarësisë së gjyqësorit për Varshavën dhe për lirinë e shtypit dhe shfrytëzimin e rrejshëm të fondeve evropiane për Budapestin.

Fon der Lajen ka përmendur edhe forcar që veprojnë si “kalë Troje” duke finanuar dezinformata, me cka, minojnë demokracinë dhe vlerat evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Biden thotë se sistemi bankar amerikan është i sigurt

Autoritetet amerikane kanë marrë masa urgjente për të mbështetur sistemin bankar pasi…

Ukraina konfirmon çlirimin e dy qyteteve në rajonin e Khersonit

Forcat ukrainase kanë rimarrë dy qytete në rajonin jugor të Khersonit –…

Naftëtarët e Ballshit protestojnë: Rama asnjë vendim për fatin tonë, të flasë edhe opozita

Naftëtarët e uzinës së Ballshit janë mbledhur këtë të enjte në një…

KFOR: Situata në Kosovë e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia në takimin me Shefat e Mbrojtjes…

Pas “bumit” të vitit të kaluar, fillon rënia e çmimit të apartamenteve në Shqipëri

Për herë të parë që nga viti 2015, indeksi Fischer në tregun e banesave…