Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur dështim të madh Samitin e Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në Twitter, Von Cramon ka thënë se mosmarrja e asnjë vendimi pozitiv për vendet e Ballkanit, është sinjal katastrofik.

E nga kjo situatë sipas saj është e lumtur vetëm Rusia dhe Vladimir Putini.

“Ky samit BE-Ballkan Perëndimor ka qenë dështim i madh. Dërgon sinjal katastrofik. Është vetëm një njeri i lumtur nga kjo situatë dhe ai ulet në Kremlin”.

“U thanë të udhëtojnë në Bruksel, të gjashtë vendeve, dhe nuk iu dhanë asgjë, për asgjë. Bosnja nuk e mori statusin e kandidatit, edhe më keq Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk nisën negociatat e pranimit dhe Kosova nuk mori liberalizimin e vizave”.

“Më duhet të pranoj se jam tmerrësisht e zhgënjyer, dhe kur Komisioni Evropian po e quante veten komision gjeopolitik, kjo është shaka”, ka shkruar Von Cramon.

Një ditë më parë u mbajt Samiti i Bashkimit Evropian me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa përveç retorikës së kamotshme se BE-ja është e përkushtuar ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit, nuk doli diçka konkrete nga ky samit as sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Megjithëse kishte shpresa se do të lëvizte diçka në këtë drejtim, Kosova vazhdon të mos e gëzojë të drejtën e lëvizjes së lirë ndonëse Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se vendi i ka plotësuar kushtet.

Franca dhe Holanda janë dy vendet që konsiderohen skeptike sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rreth 150,000 refugjatë ukrainas janë regjistruar në Gjermani

Gati 147,000 njerëz që po largohen nga lufta në Ukrainë janë regjistruar…

Presidenti kroat: Mosnjohja e Kosovës nga Serbia, pengesë për zgjerimin e BE-së

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, tha sot në Forumin e Prespës se vendet…

Karantinat shtetërore janë të sigurta dhe kontrollohen rreptësisht

Karantinat shtetërore janë të sigurta dhe rreptësisht të kontrolluara. Objektet i siguron…

“Der Spiegel”: Ballkani kërcënohet nga një konflikt i ri, pasojat do jenë të mëdha

Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim situatës në Ballkan.…

Hiqen kontrollet në kufirin me Kosovën

19 marrëveshje në mbledhjen e dy qeverive Përgjatë të gjithë muajve të…