Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se ridefinimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor nuk është zgjidhje dhe kjo nuk mund ta ndihmojë askënd, por do të krijonte probleme edhe më të mëdha.

Ajo ka komentuar propozimin e pretenduar të kryeministrit slloven Janez Jansha për rishikimin e kufijve në Ballkan, si dhe pretendimet se ai do të përfshinte krijimin e një “Serbie të Madhe” dhe një “Shqipërie të Madhe”.

“Duke qenë se kryeministri slloven nuk është i njohur për propozime serioze politike, ky do të mund të bëhej një debat shumë i rrezikshëm”, ka deklaruar Von Cramon për portalin “KosovoOnline”.

Ajo deklaroi se kolegët e saj në Parlamentin Evropian janë të shqetësuar për procesin e vazhdueshëm të shpërbërjes në vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe shprehimisht vuri në dukje se nuk ka asnjë ndryshim të ri të kufijve, transmeton Telegrafi.

“Këto ndarje dhe retorika nacionaliste nuk janë kurrë të lidhura me njerëzit. Kemi parë se retorika të tilla çfarë kanë krijuar në historinë ton”, tha Viola von Cramon, duke shtuar se qeveritë dhe politikanët duhet të synojnë të krijojnë institucione funksionale dhe shtete që do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.

Sipas saj, ka probleme serioze në Bosnjë dhe Hercegovinë, por këto probleme nuk janë rezultat i ndonjë bashkëjetese të detyruar të grupeve të ndryshme etnike, por dështimi i elitave politike dhe mungesa e veprimit të tyre.

“Kryeministri Jansha duhet të përmbahet nga ‘non- paper’ të tillë. Ata nuk janë në përputhje me vlerat evropiane”, theksoi Von Cramon.

Ajo tha se shpreson që kjo përmbajtje [e dokumentit të pretenduar të kryeministrit slloven] të mos jetë afër diskutimit apo edhe zbatimit.

“Ajo që ne presim nga presidenca sllovene e BE do të jetë finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe jo rihapja e Kutisë së Pandorës me një debat tjetër të rrezikshëm në lidhje me një ndryshim të mundshëm të kufijve”, përfundoi Viola von Cramon.

Reagimi i Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, vjen pasi mediat në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke cituar burime të paemërtuara në Bruksel, kanë shkruar të hënën se kryeministri slloven Janez Jansha i ka dorëzuar Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, një dokument ‘non paper’ mbi prioritetet e presidencës sllovene të BE-së, në të cilat, siç thuhet, janë përcaktuar udhëzimet mbi “shpërbërjen përfundimtare të Jugosllavisë”.

Me këtë, sipas medieve, pretendohet se Jansha donte të informonte kreun e Këshillit Evropian për një nga prioritetet  e presidencës së Bashkimit Evropian, të cilin do ta marrë Sllovenia nga 1 korriku i këtij viti. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…