Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon ka reaguar pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga lista e votuesve në Serbi, duke kërkuar që raste të tilla të përfshihen në raportin paraprak të Misionit vëzhgues të zgjedhjeve, por edhe në deklaratën e PE-së.

Von Cramon u përgjigj kështu ndaj ankesës së Teuta Fazliut, e cila ka bërë të ditur në Twitter se nuk ka mund të votojë pasi është fshirë nga lista e votuesve ndonëse është nga Bujanovci.

“Ju lutemi sigurohuni që këto raste të mbulohen mjaftueshëm në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor, por veçanërisht në Deklaratën e PE-së”, ka shkruar Von Cramon.

Para dy vjetësh, Teuta Fazliu nga Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, u njoftua nga autoritetet komunale të Bujanocit se emri i saj është hequr nga lista e vendqëndrimit ku kishte qenë e regjistruar.

“Shteti i Serbisë më fshin nga lista e votuesve vetëm pse jam shqiptare e Bujanocit. Kush do të më mbrojë? BE, Kosova apo Shqipëria”, ka shkruar ajo në Twitter.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc thonë se është rritur dukuria e pasivizimit të adresave të shqiptarëve, gjë e cila po e ndryshon strukturën etnike të këtyre komunave.

Sipas vlerësimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, janë mbi 3.000 adresa që janë pasivizuar në Medvegjë dhe mbi 2.000 në Preshevë e Bujanoc.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ziadin Sela: Ata janë me aftësi të veçanta, ne jemi me ego të kufizuar!

Ziadin Sela / Ata nuk janë me aftësi të kufizuara, por jemi…

Kreu i Kuvendit çek në mes të Beogradit: Mos prisni ta tërheqim njohjen për Kosovën

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Çeki, Radek Vondraçek, ka thënë se…

Dita e fundit e fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore për raundin e dytë…

Muki shpreson se shqiptarët do t’i gënjejë përsëri (VIDEO)

Nënkryetari i LSDMs, Muhamet Zekiri ka komentuar deklaratën e kryeministrit, Zoran Zaev…

Liturgjia fetare në Strugë, shkelen të gjitha masat kundër përhapjes së koronavirusit

Edhe përskaj masave Qeveritare për parandalim të virusit korona, ku ndalohet grupimi…