Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se do të ishte një gjë e mirë nëse do të shtyhej afati për konvertim të targave.

Ajo, në një konferencë për media, ka theksuar se i arsyeton edhe qëndrimet e institucioneve kosovare lidhur me këtë çështje, por sipas saj, do të duhet të mendohet për të mos u shkaktuar tensione.

“Për targat ka argumente të mira për ta shtyrë vendimin, e kuptoj edhe vlerësimin e Qeverisë së Kosovës se kjo do të shtyhet përgjithmonë dhe në një moment duhet të vendosim se duhet ta zbatojmë atë që kemi thënë 11 vjet më parë, pala serbe është në dijeni”.

“Askush nuk ka interesim për çfarëdo lloj provokimi apo agresioni në vend, edhe nëse i përmbahemi afatit të fundit, 31 tetorit. Duhet të futemi me hapa gradualisht në këtë fazë, duhet të mendojmë  në mënyrë kreative si ta zbatojmë rregullin e ri çfarë paralajmërimesh bëni, çfarë gjobash u jepni atyre që nuk i ndryshojnë targat e di”.

“Lajçak dhe Escobar po kërkojnë një shtyrje dhe është një arsye e mirë mendoj se shtyrja do ta zbuste gjendjen. Por e kuptoj edhe Qeverinë e Kosovës që thonë në një moment duhet të vazhdojmë nëse ka një vend për vazhdim e shtyrjen diplomatike do të përkrahjes. Nëse qeveria e kupton se zbatimi nuk nënkupton konfiskime që nga dita e parë edhe kjo do të ishte diçka e mençur dhe do të parandalohet çfarëdo provokimi nga njëra apo pala tjetër”, ka thënë Von Cramon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Lirimi i infermierëve, reagon vajza e të moshuarës: Gjykata ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time

Gjykata Supreme ka liruar sot nga paraburgimi tri infermieret e përfshira në…

Franca nesër zhvillon zgjedhjet parlamentare – Partia e Macronit prin bazuar në sondazhet

Nesër do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare në Francë,…

Të paktën 50 të humbur nga shembja e pallatit të banimit në Miami Beach

Më shumë se 50 njerëz mbeten të humbur nga shembja katastrofike e…

Trump: Parashikojmë 60 deri në 65 mijë vdekje nga coronavirusi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se beson që…

Kombet e Bashkuara: 925 civilë të vrarë në Ukrainë nga fillimi i pushtimit rus

Zyra e Human Rights pranë Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se të…