Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk e ka pritur mirë deklaratën dhe arsyetimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për mosnënshkrimin e aneksit të zbatimit të planit evropian për dialogun.

Ajo ka thënë se është për të ardhur keq ta dëgjosh dikë duke folur si Vuçiqi në atë formë.

“Ne i ndoqëm me vëmendje deklaratat e tij para marrëveshjes, të cilat ishin shumë të lavdërueshme, sepse hapën rrugën për arritjen e marrëveshjes”.

“Megjithatë, retorika në fund të fundit dhe tallja me “dhimbje torturuese në dorën e djathtë” u prit shumë keq si në Bruksel, ashtu edhe në kryeqytetet kyçe të BE-së”, ka thënë Von Cramon.

Pos tjerash,  Cramon është shprehur se nuk i takon Serbisë që të vendos nëse Kosova mund të hyjë në organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“E kuptoj që deklaratat e Vuçiq janë për audiencën e brendshme, por në fund të fundit nuk është në dorën e Serbisë, sepse pranimi në OKB, varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Von Cramon për mediumin serb Nova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Britania njofton sanksione kundër Bjellorusisë

Britania e Madhe do të vendosë sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e…

Mexhiti, Bexheti, Xhaferi e Ganiu, sot pritet bashkërisht të mbajnë konferencë shtypi

“Grupi i zjarrit” përmes një emaili, ka paralajmëruar të gjitha mediat në…

Anulohet seanca gjyqësore për sulmin ndaj Pendikov

Anulohet seanca e parë gjyqësore për sulmin ndaj sekretarit të klubit bullgar…

Presidentja Osmani në Austri bëri thirrje për liberalizim të vizave dhe diskutoi për potencialin e të rinjve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën  e vizitës zyrtare në Austri,…

The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës në Kosovë duhet të skualifikohen për “abuzim me autoritetin”

Avokatët britanikë pretendojnë se ndjekja penale e veteranit kosovar, Nasim Haradinaj ka…