Partia e Mickoskit kërkon zgjerimin e hetimit për rastin “Reket” duke përfshirë edhe porositësit e kësaj vepre. Sipas nënkryetarit të VMRO DPMNE-së Igor Janushev, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme pas publikimit të këtij skandali. Ai madje thotë se kryeprokurorja speciale Katica Janeva, në vend të shfrytëzimit të pushimit vjetor, duhet të mbyllet në paraburgim, ndërsa Zaev duhet të tërhiqet nga funksioni i kryeministrit, raporton Alsat.

“Hetimi duhet të vazhdojë deri te porositësit në Qeveri për të cilët tani e në kohë të gjatë shkruajnë mediat. Kërkohet reagim i menjëhershëm. VMRO-DPMNE-ja kërkon që Zaev të mbledh guximin dhe të mos e çojë shtetin në rrugë qorre, të japë dorëheqje dhe Parlamenti të shpërbëhet. Kërkojmë nga Prokuroria Publike që të jetë e pavarur financiarisht si dhe larg çdo ndikimi dhe kërcënimi politik. Është e nevojshme rimëkëmbja e Maqedonisë ndërsa Zaev patjetër duhet të largohet – u shpreh Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Edhe zv. kryeministri Bujar Osmani kërkon zbardhjen sa më shpejt të rastit “Reket”, me qëllim që qeveria të mos humb kredibilitetin. Megjithë këtë distancim, Osmani e mohon nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, hetimi i duhur dhe i shpejtë do të shpëtonte imazhin e Maqedonisë së Veriut edhe para faktorit ndërkombëtar.

“Është me rëndësi që të jetë një hetim i plotë, i drejtë dhe BDI është gjithmonë ithtare e drejtësisë jo selektive. Inkurajojmë institucionet që në mënyrën më profesionale të vazhdojnë këtë hetim dhe të dalin të gjitha faktet, për të ruajtur kredibilitetin e institucioneve që mendoj se është më e rëndësishmja për qytetarët por edhe për imazhin e vendit para komuniteteve ndërkombëtare. Mendoj që ne e kemi treguar qëndrimin tonë. Para fillimit të marrjes së datës dhe anëtarësimin e plotë në NATO nuk mendojmë që zgjidhje e mirë janë zgjedhjet e parakohshme – deklaroi Bujar Osmani, BDI.

Zbardhja e rastit “Reket” është kërkuar tashmë edhe nga faktori ndërkombëtar. Një ditë më parë, Brukseli u shpreh përmes Komisionerit për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johanes Han, i cili kërkoi mosndërhyrje në organet e drejtësisë, ndërkohë që ditë më herët, edhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit Palmer tha se mos hetimi deri në fund i këtij rasti mund të minojë perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kovaçevski dhe Stoltenberg flasin për krizën Ukrainë- Rusi: Të përgatitemi për më të keqen!

Kriza aktuale në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës ka qenë një ndër…

Franca kundër fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut, shkak reforma me PSP-në

Burime diplomatike franceze informojnë se një prej arsyeve se pse Parisi është…

Vuçiq thotë se mund të ndryshohet Rezoluta 1244 dhe Kosova të anëtarësohet në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu ka drejtuar kombit rreth zhvillimeve dhe…

Nisin përgatitjet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski, potencoi se gjatë kësaj jave të gjitha…

Kapërcehet kulmi i shifrave nëpër botë

Kulmi i pandemisë në shkallë globale duket se është kapërcyer.  Ky grafik…