Është më se e qartë se kriza energjetike do të zgjasë më shumë se 30 ditë dhe se do të duhet të zgjatet në përputhje me ligjin, tha në konferencën e sotme për media në Kuvend, deputet nga VMRO-DPMNE, Vllado Misajlovski.

Grupi i tij parlamentar kërkon që të mbahet seanca e Kuvendit për zgjatjen e krizës energjetike.

“Ne si grup parlamentar me prezencën tonë do të ndihmojmë në sigurimin e kuorumit për të”, tha Misajlovski, i cili përkujtoi se situata e krizës e miratuar më 9 nëntor me kohëzgjatje prej 30 ditësh, duhet të përfundojë më 8 dhjetor.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së tha se Qeveria po përballet pa sukses me krizën dhe në emër të grupit parlamentar vendosi dy kushte për vetë seancën.

“Së pari kërkojmë që të sigurohen 250 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike të qytetarëve dhe kompanive për të parandaluar goditjen shtesë të çmimeve dhe inflacionin.

Së dyti, kërkojmë që të sigurohen para për të gjitha komunat që nga fillimi deri në fund të krizës energjetike u përballën me ndërprerje të kontratave nga furnitorët, pra të mbulojnë diferencën ndërmjet kontratës së lidhur fillimisht dhe çmimit aktual të energjisë elektrike. Këto mjete duhet të sigurohen nga Qeveria dhe në këtë mënyrë të ndihmohen kompanitë dhe qytetarët”, tha Misajlovski, duke paralajmëruar se gjendja është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk duhet lejuar që kriza energjetike të rrezikojë edhe më shumë standardin e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…