Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka dorëzuar në KSHZ iniciativën për referendum për shfuqizimin e Marrëveshjes për fqinjësi me Bullgarinë, përcjell TV21. Mickoski tha se ai vetë i pari do të nënshkruaj iniciativën, për siç tha ai, pengesën kryesore në rrugën e vendit drejt BE-së.

“Është dorëzuar iniciativa qytetare për Referendum me pyetjen: A jeni për heqjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë? -Shfrytëzoj mundësinë që të ftoj të gjitha partitë politike, të ftoj qytetarët pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, të gjitha organizata joqeveritare dhe të gjithë faktorët e tjerë që të bashkohen dhe të qëndrojnë kundër asaj që është problem kryesor i eurointegrimit tonë e që është marrëveshja që ka nënshkruar Maqedonia me Bullgarinë”, tha mes tjerash Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Projekt për vlerësim të rrezikut nga korrupsioni në procedurat për punësim

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Transparensi Interneshënëll-Maqedoni do ta promovojnë…

Kosova ndalon importin e miellit nga Maqedonia e Veriut

Mullisët në Maqedoninë e Veriut ankohen se autoritetet kosovare kanë ndaluar eksportin…

Rrustemi nga Haga: Vizitat e Haxhiut ishin institucionale dhe të rëndësishme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka dhënë detaje nga vizitat e…

Rrëzohet avioni i Luftës së Dytë Botërore, 5 të vdekur dhe 14 të plagosur

Pesë persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën pasi një…

Në Bosnje mirëpritet rezoluta e Malit të Zi për Srebrenicën

Anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, e mirëpritën…