LSDM dhe VMRO DPMNE edhe sot janë përplasur rreth incizimeve të reja audio. Të dy palët kanë pothuajse të njëjtat akuza për krim dhe korrupsion nga pala tjetër. E tërë kjo vijon pas bombës së fundit të publikuar në kanalin “YouTube”, në të cilën dyshohet se dëgjohet zëri i të dënuarit, Zoran Milevski Kiçeec dhe biznesmenit kontrovers malazez, Miodrag Davidoviq- Daka.

“Zoran Zaev duhet të shkojë në burg për krim të dukshëm. Ka marrë 300 mijë euro si ryshfet për referendum kundër vullnetit të qytetarëve. Zaev ka marrë ryshfet 300 mijë euro për pronë shtetërore në Tetovë dhe Shtip. Zaev është futur në lojëra të pandershme jo vetëm me nëntokën që ai drejton, por edhe me marrëdhënie të paturpshme me biznesmenë”- deklaroi Naum Stoillkovski- zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Për kreun e LSDM-së, Zoran Zaev, regjistrimi audio është një përpjekje e palëve të treta për ta prishur punën e tij të ndershme.

“Mickoski dhe njerëzit përreth tij janë të çuditshëm, kudo dëgjohet ai sesi negocion, si kryen krime, si mbron kriminelët, pengon miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike dhe se si ai rregullisht merr para për të financuar parti dhe fushatat dhe kjo tregon fytyrën e shëmtuar.  Nga ana tjetër, përpiqen përmes bisedave të palëve të treta ta përfshijnë Zaevin. Zaevi ka punuar me ndershmëri”- pohoi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Regjistrimi i fundit audio i publikuar zgjat rreth 12 minuta, në të cilin dy bashkëbiseduesit, gjoja Kiçeec dhe Daka, i përmendin emrat e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, dhe Zoran Zaev. Njëri nga bashkëbiseduesit përmend se ai i dha para Kiçeecit, përmendet referendumi dhe premtimet e dhëna për një seri biznesesh që nuk janë përmbushur kurrë./Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…