Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është filmuar duke shkuar në një funeral në Moskë i rrethuar nga rojet e tij, njëri prej të cilëve mbante një valixhe të dyshimtë, që sipas shtypit ndërkombëtar, besohet të ketë qenë “valixhja bërthamore”.

I veshur me të zeza, Putin bëri homazhe për Vladimir Zhirinovsky, një nacionalist i zjarrtë, i cili humbi jetën si pasojë e Covid.

Pranë Presidentit Putin qëndronte një oficer i lartë ushtarak i cili mbante valixhen që besohet se kishte kodet e armëve bërthamore.

Artikulimi për armët bërthamore u bë kryefjalë gjatë javëve të fundit kur nisi konflikti ushtarak në Ukrainë, shtet që u sulmua nga Rusia.  

Forcat ruse lëshuan edhe një raketë hipersonike duke goditur depo municionesh dhe armësh të ushtrisë ukrainase.

Sa i përket armëve bërthamore, më herët ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka artikuluar se nëse do të shpërthejë Lufta e III Botërore, do të jetë me armët bërthamore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rreth 200 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus

Që nga fillimi i pushtimit rus, në Ukrainë janë vrarë 200 fëmijë…

Phillips: Asociacioni është i tepërt, serbët kanë mjaft të drejta në Kosovë

Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David…

Historia e pandemive në 100 vjet

Coronavirusi, i shpallur zyrtarisht pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në mars…

Çmimet e larta, SHBA kërkon që shtetet e Gjirit Persik të rrisin furnizimet me naftë

Pasojat e agresionit rus në Ukrainë vazhdojnë të trondisin tregjet globale të…