Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq duke e cilësuar si akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit.

Osmani ka ftuar organet e rendit që autorët sa më shpejt të dalin para drejtësisë.

“Ftoj organet e rendit që sa më shpejtë t’i sjellin para drejtësisë autorët e krimit. Është tashmë e qartë që sulmi ndaj tij është në vazhdën e kërcënimeve të shumta e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë”, ka theksuar Osmani në reagimin e saj.

Ajo po ashtu ka bërë thirrje që të hetohet rasti i djegies së veturës së deputetit Mefail Bajqinovci.

“Shteti ynë do ta bëjë të pamundshmen që secili qytetar i tij të ndihet i lirë për të vepruar politikisht dhe për të shprehur qëndrimet e veta politike”, theksoi ajo. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…