Janë shumë arsye që e bëjnë skandaloze “urimin” e Shaqir Fetait për Vitin e Ri!
Ndonëse “homologët” e tij kanë hyrë në Vit të Ri pa pompozitet, Shaqir Fetai, i mbërthyer në kryqin e megalomanisë së vet, duke u vetëndjerë si kryeministër i një vendi të ngritur në imagjinatën e tij fëmijërore si dhe duke u vetëllogaritur ekspert i vjedhjes së mundit të huaj por dhe i rrenës, nuk ia përton shpërfaqjes së vet rutinë, si mediokër!
Duke i kopjuar fjalimet e burrshtetasëve, Shaqir Fetai thotë se me sukses ia paskemi dalur ta mundim korona virusin si dhe krizën ekonomike dhe se, tani, në vitin që do vie (cili vit? Ai që do vie, ai që pritet nga sot e tutje, te vie, është 2024-shi!) paskemi me qenë më të sukseshëm në organizimin e jetës fetare! Avdalli, këtë sukses e ndërlidhë me haxhin! Regjistrimin e haxhilerëve Shaqir Fetai e llogarit si sukses të vetin. Thuase ky po ia del financiarisht që t’i çojë në haxh nja 2000 haxhilerë! Është vetëm një e vërtetë për sa i përket organizimit të haxhit: kemi qenë më të shtrenjtë në rajon me qëllim që të krijohen mundesitë për të vjedhur pa hesap!
Shaqir Fetai, vitin që e lamë pas e llogarit si shumë të suksesshëm!!! Po, ka qenë i suksesshëm vetëm në shitjen, në tjetërsimin dhe në vjedhjen e vakëfit! Myslimanët e dinë që para Fakultetit është një rryp toke të cilin pronari e ka ofruar për shitjen e saj për 40 mij euro. Shaqir Fetai i mbledhë myhybtë e vet dhe thotë se toka është në shitje dhe se do ta blejmë për 150 mij euro. Të gjithë e dinë se pronari ka kërkuar 40 mij, ndërsa Shaqir Fetai do ta blejë për 150 mij euro! Diçka ngjashëm siç e fryu çmimin e makinës zyrtare, e cila nga
15 mij euro sa e kishte çmimin e pazarit, u pagua rreth 35 mij euro. Afro 20 mij euro përfunduan në xhepin e të pangopshmit! Dhe, kur i pëshpëriti në vesh njëri prej myhybëve “haxhi rreis, pronari na e jep per 40 mij euro, është dëgjuar Shaqir Fetai tek i thotë: shuj, do ketë edhe për ty”!
I suksesshëm ishte Shaqir Fetai në shpenzimin e miliona eurove të vakëfit të denacionalizuar në formë të letrave me vlerë!
“Ky vit do jetë vit i projekteve, dinamizmit, racionalizmit, zhvillimit në sfera të ndryshme, ndërtimit, dhe shumë punë tjera”, thotë Shaqir Fetai! Nëse ky vit paska me qenë i projekteve, të kujt ishin vitet që kaluan? Të hajnisë, të intrigave, të munafikllëqeve? A mund të ketë projekte e dinamizëm pa plan veprimi, pa kuadrin logjik të veprimit sipas projektit, pa preventivën financiare të nevojshme për çdo projekt! Ku mund të ketë dinamikë pa një reformë gjithëpërfshirëse dhe të thellë, duke filluar nga Shaqir Fetai, i cili duhet të mbahet mend si i fundit hajn e matrapaz i BFI-së.
Shaqir Fetai e përfundon “çestitkën” e vet: “Kështu na do i Madhi Zot”! Shpifje në llogari të Zotit! Kur i paska ndashur i Madhi Zot, hajnat, tradhëtarët, spiunët, “oficerët e shejtanit”, rrencakët, snobët, mediokrët, ata që shtiren se janë për gjynah dhe, këtë shtirje e përdorin sepse janë të bindur se mund t’ia hedhin edhe të Madhit Zot, ta mashtrojnë! Një përfundim të tillë mund ta imagjinojë vetëm një i zgjedhur e i emëruar i policisë, si puna e Shaqir Fetait dhe, këtë sukses të aparatit shtetëror dhe aparatçikëve ta “paketojë” si Vullnet i Zotit! (LMR në BFI)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

SHBA-ja po mbledh prova për krimet e luftës në Ukrainë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të…

Zbarkimi amerikan në Shqipëri për stërvitjen e forcave të NATO-s , ‘alarmohet’ ministri rus i Mbrojtjes

Ditën e sotme në Portin e Durrësit zbarkuan një numër shumë i…

Maqedonia afër “listës së kuqe” për udhëtimet

Rritja permanente e të prekurve nga virusi korona në baza ditore ka…

Dyshime për sigurinë e spitaleve modulare

Banka Botërore e cila ka kredituar ndërtimin e spitaleve modulare nëpër vend,…

Botim elektronik: E vërteta nuk ngulfatet nga asnjë kataklizëm

(Dy fjalë për botimin elektronik të librit TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR…