Grupi Punues përgjegjës për Zgjerimin dhe për Vendet Negociuese për Anëtarësim në BE (COELA) do të bëjë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut prej 14-15 shtator. COELA është një organ i Këshillit të BE-së, i përbërë nga diplomatë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, i cili është përgjegjës për procesin e zgjerimit dhe marrëdhëniet me vendet kandidate që po negociojnë anëtarësimin e tyre në BE. COELA kryesohet nga Presidenca e rradhës e Këshillit të BE-së dhe në pjesën e dytë të vitit 2022, ky Grup Punues kryesohet nga një diplomat nga Misioni i Përhershëm i Republikës Çeke në BE.

Kjo është vizita e parë e punës e COELA-s në vend, e cila vjen si rezultat i hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut në korrik të vitit 2022. Vizita do të përfshijë takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin Bojan Marichikj, Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe përfaqësues të ministrive dhe institucioneve të tjera të përfshira në të ashtuquajturin ‘Klaster 1’ të negociatave për anëtarësim në BE (‘Vlerat Themelore’).

COELA do të takohet edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe do të marrë pjesë në seancën e përbashkët të Këshillit Kombëtar për Integrime Europiane, të kryesuar nga deputeti Aleksandar Nikoloski dhe Komisionit Parlamentar për Çështje Europiane, të kryesuar nga deputeti Arbër Ademi, më 14 shtator në Kuvend. Delegatët nga COELA do të shkëmbejnë mendime edhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë qytetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Në Bosnje mirëpritet rezoluta e Malit të Zi për Srebrenicën

Anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, e mirëpritën…

Partitë nisin negociatat për ndryshim të legjislaturës zgjedhore

Është zhvilluar takimi i parë i negociatorëve për ndryshime eventuale në Kodin…

Kurti për vizitë zyrtare në Vjenë, pritet nga kancelari austriak

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare…

Bashkësia e nxenësve shqiptar – VELES/ Letër të hapur ministrit të Arsimit, Jeton Shaqirit

Ministrit të Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë z. Jeton Shaqiri…

SHBA-ja regjistroi afër 250 mijë raste të reja me coronavirus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan 249,709 raste të reja me coronavirus,…