Në paçavurën e vet të radhës, instalacioni nga “dora e zezë” në krye të BFI-së, Shaqir Fetai, nis “filozofemat” e veta me lajmin e stërpërsëritur se paska marrur pjesë në përurimin e një xhamie në Grac të Austrisë, për të vazhduar pastaj mu si udbashët e vjetër, ata të periudhës së Rankoviqit, me disa “konstatime” që i qëndis si “plaf” për ta hedhur sipër kornizës ku shtrihet “çertifikata” e tij prej bashkëpunëtori të UDB-së nën pseudonimin ORAO
Nga Mahir Rexhepi
Sërish Shaqir Fetai do të na dalë me një shkrim që nuk e kalon nivelin e hartimeve shkollore të filloristëve, të atyreve të cilët përtej entuziazmit fëmijëror nuk dinë të shprehin asgjë më shumë.
Me vendimin e kujt, të cilit organ, Shaqir Fetai u nis me hajnat e tij për në Austri? Kush ia dha lejen! Sa ishte e nevojshme të shkojë Shaqir Fetai në Austri! Sa harxhoi nga arka e BFI-së për këtë ekskurzion privat? Ai më shumë del nëpër dynjallëk se sa që, bie fjala, ka vizituar Myftininë e Kumanovës, apo të Tetovës, apo të Strugës, të Dibrës etj! Nëpër këto myftini po ndërtohen shumë xhami, cilat i vizitoi deri më sot për të parë se si po vejnë punët! Nëpër këto Myftini po hapen xhami, ndërsa Shaqir Fetai bredh nëpër qytete të huaja, e fundit herë që ka marur pjesë në inagurim të një xhamie në vend ka qenë 13 shkurt 2023 kur u hodh gurthemeli i Xhamisë së re në fshatin Banjicë të Komunës së Çashkës! Shaqir Fetai nuk shkon nëpër qytet e myftinive tona, sepse xhemati i këtushëm e njohin, ia dinë kapacitetet prej spiuni, nuk e bëjnë hesap të mendermethënshmin, nuk i shtrojnë drekë e darkë të pasur dhe, fare në fund, nuk ka mëditje sa kur të dalë nëpër shtete perëndimore! Pse merr pjesë? Për ta kompensuar refuzimin absolut të xhematit vendor? Për të shitur kopallat të cilat nuk ia del t’i sheshë në terrenin e vet! Dhe, meqë nuk ia del t’i shesë këtu, para xhematit të cilët kan filluar ashiqare të pëshpërisin “ja, na erdhi ORAO udbashi”, Shaqir Fetai nis e të njëjtëve u drejtohet me hartime shkollore. Kësaj radhe na drejtohet si i dehur nën ndikimin e marijuhanës së atyreve që e sollën në ”pushtet”! Vetëm një i përhumbur si Shaqir Fetai, vetëm një qenie me frena kali në sy, mund të flasë përhanë e të thothë: “Thellë e ndienin se kjo xhami është qëndra e tyre dhe e vetmja shpresë për të mbrojtur qenien e tyre.”
Një konstatim i tillë mund të shpërthejë vetëm atëherë kur autori është në mesin e të dëshpëruarve, në mesin e të pashpresëve, në mesin e të humburve, të dështuarve në jetë, në mesin e pesimistëve dhe atyreve që tashmë kanë ngelur pa asnjë mjet për mbrojtjen e qenies së tyre. Shaqir Fetai konstaton se, këta të humbur e të dalur jashtë rrugës, paskan ndjerë se kjo xhami na qenka e vetmja shpresë për mbrojtjen e qenies së tyre. Sepse këta paskan ngelur pa familje, pa shkolla, pa fakultete, pa aftësi akademike, pa plan për jetën, pa vizion, pa ideal dhe, ja tani, e “vetmja shpresë për të mbrojtur qenien e tyre”! Po deri në çastin që nuk e patën këtë qendër, po ata shqiptarë që nuk kanë qendra të tilla – ata janë tërësisht në dalalet, “pa shpresë për ta mbrojtur qenien e tyre”!
Shaqir Fetai nuk flet budallallëqe, por, tash e sa herë është konstatuar se ai në gjak e ka cinizmin, e ka ofendimin, e ka përçmimin, e ka talljen me tërë qenien kombëtare, sepse, ai është i krijuar, i gatuar dhe i ndërtuar nëpër guzhina ku përgatiten lloj-lloj reçetash devalvuese për qenien ton!
“Këtu do tubohemi”, thotë Shaqir Fetai, “për të qenë sa më unik, të edukohemi dhe të mësojmë gjuhën e kombit tonë, të forcojmë lidhjet me trojet tona, të forcojmë bazat e moralit të pastër…”
Shaqir Fetai me këto “perla” prej të sëmuri për mend, na dëfton se tashmë e ka “krijuar” një qendër ku do të mblidhet për ta dëshmuar “unitetin e vet”, sepse vend tjetër nuk i ka ngelur, nuk ka lënë vend pa e bërë turli-kompot! Në atë qendër Shaqir Fetai na thotë se do të mësohet gjuha e kombit tonë! Ajo qendër isht kopsh-çerdhe apo xhami! Gjuha e kombit është gjuha e nënës dhe, shqiptari këtë gjuhë e mëson nga nëna shqiptare, dhe jo nga hoxha, aq më pak nga një hoxhë si puna e Shaqir Fetait (udbash)! Gjuha e kombit mësohet në familje, në shkollë dhe, kur shqiptari shkon në xhami, ai veçmë flet shqip, nuk ka nevojë ta mësojë gjuhën nga hoxhallarët e UDB-së! Shaqir Fetai e paska gjetur një vend ku do të forcohen “lidhjet me trojet tona”! Sintagma “trojet tona” e dalur nga një gojë udbashi, mund të aludojë edhe për trojet serbe, prandaj, ai që është shqiptar nuk lë vend për hutesa por, i bie shkurt e shqip “trojet tona shqiptare”! Shaqir Fetai mendon se akoma jemi në periudhën e analfabetizmit total, në kohën kur shqiptari perceptohej si “qenie me bisht”; Shaqir Fetai akoma mendon se vlejnë konstatimet rankoviqiane se shqiptarët nuk dinë asgjë për trojet e veta dhe, shyqyr që u hap një xhami në Grac dhe kanë ku të shkojnë e t’i mësojnë dhe forcojnë “lidhjet me trojet tona”!
Shaqir Fetai thotë se tani më kemi një qendër ku do t’i mësojmë “bazat e një morali të pastër”, sepse, shqiptarët e Austrisë (sipas këtij konstatimi të avdallit) deri më sot, në familjet e veta, në shkolla, në punë, në shoqëri, gjithkund ku gjenden, mësojnë vetëm “bazat e moralit të papastër” dhe, falë kësaj xhamie, tash e tutje do të jetë më ndryshe për ta. A ka ofendim më të madh se kjo? A ka tallje e përçmim me një urrejtje e cinizëm të skasjshëm më shumë se ky “zbulim epokal” i Shaqir Fetait? Këtij avdalli duhet t’i bëhet rreptësisht e ndaluar prezenca nëpër shqiptarët e Perëndimit, sepse ky nëse tashmë nuk e ka atë rol të spiunit, tashmë e ka rolin e përçmuesit dhe të ofenduesit të ndyrë.
“Ata xhaminë e kuptonin si një qendër e zhvillimit dhe ngritjes së tyre në të gjitha sferat, në ate shkencor, fetar, moral, profesional, ekonomik dhe njerëzor”, konstaton Shaqir Fetai në paçavurën e vet numër 32! Ja se në çfarë niveli i sheh shqiptarët në Perëndim Shaqir Fetai! Ja se me çfarë mentaliteti dhe me çfarë logjike i portretizon shqiptarët e mirë! Ata paskan qenë të përhumbur fare, paskan qenë pa pusullë jetësore, pa orientim e pa kahje, pa shpresë e pa synime. Në këtë xhami tash e tutje ata do të ngriten në të gjitha sferat, tash e tutje shqiptarët e Austrisë në këtë xhami do të ngriten shkencërisht, moralisht, profesionalisht, ekonomikisht… Po, Shaqir Fetai mendon se shqiptarët jetojnë në periudhën e paraqitjes së islamit, atëherë kur xhamia detyrimisht e luante edhe rolin e universitetit, të institucioneve shkencore, morale, politik, shoqërore etj. Sot, shqiptarët nëpër xhami shkojnë si doktor shkence, si deputetë, si mjekë, si shkrimtarë, si liderë politik, bisnesmenë e inovatorë, si sportistë e profile të ndryshme profesionale! Aq shumë janë të përgatitur edhe moralisht sa, xhamitë i vizitojnë vetëm si vende ku dëshirojnë me shpirt t’i luten dhe t’i falënderohen Krijuesit të tyre për të gjitha këto të mira që ua ka dhuruar dhe të dëshmojnë me vetëdije të plotë se janë shumë të lumtur që i takojnë fesë islame si dhe të luten që gjthnjë të jenë të mbrojtur nga planet dhe intrigat e njerëzve si puna e Shaqir Fetait, që janë në anën e “ushtrisë së djallit”!
Dhe, Shaqir Fetai gjithnjë këto paçavura i “parfumosë” me nga një “perlë” që ta shëmton ditën dhe momentin, sepse këtë synim jetësor ka avdalli! Shaqir Fetai konstaton se ky popull shqiptar i Austrisë paska dëshmuar se është në ngritje e sipër për vetë faktin që paska ditur ta organizojë një pritje të nivelit të lartë për Shaqir Fetain! Avdalli përfundon: “Organizimi i niveliti të lartë vërtetoi se ata janë në ngritje e sipër, sepse një popull vlenë aq sa dinë të organizohet.” Pra, në këtë rast ka dëshmuar se vlenë, sepse ia ka dalur që të organizojë një pritje të nivelit të lartë! Në fakt, të gjithë ata që janë munduar ta presin dhe ta nderojnë Shaqir Fetain, janë ose udbashë ose të manipuluar nga UDB-a me të vetmin qëllim që të njolloset kombëtaria e tyre! Shaqir Fetai duhet të na tregojë se si na do Zoti: si udbashë apo si kombëtarë! Nëse na do si kombëtarë atëherë në mesin e kombëtarëve duhet të ketë sa më pak udbashë, të atillë që janë bashkëpunëtorë në listën e ORAO-s!