Rreth 10 mijë libra të rinj në arsimin fillor dhe të mesëm vazhdojnë të mungojnë në shkollat e Komunës së Gostivarit. Nga sektori për arsim i kësaj komune shprehen të revoltuar ndaj neglizhencës së Ministrisë së Arsimit për mos furnizimin me kohë të nxënësve me tekste shkollore edhe pse nga kjo e fundit premtuan se procedura për shpërndarjen e tyre do të bëhet me fillimin e gjysëmvjetorit të dytë. Nga Gostivari thanë se sot edhe zyrtarisht kanë kërkuar nga dikasteri i Arsimit të merret seriozisht me këtë çështje sepse nxënësit po humbin në mësime si pasojë e librave të dëmtuara. Mungesë më e madhe e librave vërehet te klasat e pesta dhe të gjashta.

Nga kjo situatë, ata që humbin më shumë janë nxënësit. Për këtë, iniciativa jonë është të informojmë opinionin publik për gjendjen reale. Sot zyrtarisht kemi bë edhe një reagim me gjitha këto analiza deri tek Ministria e Arsimit dhe shkencës e vendit tonë dhe presim përgjigje pozitive që të marrin masa dhe të furnizohen me libra të paktën për periudhën e mbetur- thotë Imërlije Saliu, sektori për Arsim Gostivar.

Përveç Gostivarit, thuajse edhe në çdo qytet tjetër ka mungesë të librave në shkollat fillore dhe të mesme. Më problematike janë shkollat në Shkup. Në shumë prej tyre ka klasa ku nxënësit punojnë vetëm me dy ose tre libra, ndërsa të therët i kanë siguruar duke bërë fotokopje. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi nuk deshi të komentoj siç tha deklaratat e ulëta politike edhe pse vet merrte pjesë në një solemnitet politik, atë të vendosjes së tabelave të reja të shkollave në Çair.

Është një ditë me të vërtet emocionale për ne, ditë kremtimi, ditë feste, u rrumbullakua një çështje me rëndësi për qytetarët e komunës së Çairit, prej ditës së nesërme do ti komentoj këto deklarata të ulëta politike- deklaroi Arbër Ademi.ministër i Arsimit.

Kujtojmë se një ditë para fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të shkollave, ministri i arsimit, Arbër Ademi kishte deklaruar për Alsat se shpërndarja e teksteve të reja shkollore do të nis që javën e parë të këtij gjysëmvjetori. Që atëherë e deri më sot shkollat nxënësit akoma janë pa tekste të reja shkollore./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…