Një grua e moshuar nga fshati Banjicë e Epërme e Gostivarit ka vdekur mbrëmë si pasojë e komplikimeve nga virusi korona. Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë qenë dy rastet e fundit me test pozitiv në komunën e Gostivarit. Gruaja një kohë të gjatë ka vuajtur nga karcinomi, ndërsa para dy ditësh është hospitalizuar për shkak të gjendjes së përkeqësuar. Tani për tani zyrtarisht, në komunën e Gostivarit ka dy të rikuperuar nga sëmundja e Kovid-19, raporton MIA.

Mëngjesin e sotëm nga autoritetet shëndetësore dërguar deri te kryetari i komunës theksohet se nuk ka raste të reja, ndërsa deri sot aktive janë tre raste. Mes tyre janë bashkëshorti dhe djali i viktimës. Në Qendrën për Shëndet publik në Gostivar janë bërë gjithsej 212 teste.

Gjatë këtyre ditëve pritet edhe një test kontrollues i një banori të fshatit Çajle i cili para dy javësh ka qenë pozitiv, ndërsa në kontrollin e parë ka pasur rezultat negativ. Gjatë javëve të kaluara ai është mjekuar në kushte shtëpiake.

Në komunën e Vrapçishtit deri tani janë regjistruar katër raste, ndërsa një person nga Gradeci ka vdekur nga komplikimet e virusit.

Në territorin më të gjerë të Gostivarit nga fillimi i pandemisë ka 17 raste pozitive, ndërsa për tetë prej tyre pritet të konfirmohet se janë shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…