Shkup, 19 maj – Ergin Iseni, 23 vjeçari nga Haraçina, nuk i ka mbijetuar plagëve të rënda që javë më parë, konkretisht më 13 maj, i mori në incidentin e armatosur në lagjen Butel të Shkupit, ku i vdekur mbeti Kamer Idrizi, 43 vjeç nga Shkupi.
Ergini pak minuta më parë ndërroi jetë në KARIL të Shkupit, ndërsa gjendja e tij nuk ishte përmirësuar përkundër disa ndrëhyrjeve kirurgjikale që ishin kryer në trupin e të ndjerit.
Në ndërkohë, asnjë informatë zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme rreth pistave të mundshme, apo se kush mund të jenë autorët e vrasjes në Butel, të cilët gjuajtën rreth 80 plumba nga armë automatike në automjetin brenda të cilit ishte Kamer Idrizi dhe Ergin Iseni. Kameri mbeti i vdekur në veturën Golf, ndërsa me disa plumba në trup dhe i lënduar rëndë kishte përfunduar 23 vjeçari nga Haraçina.
Që nga 13 maji, Ergini ishte shtrirë në gjendje kome në KARIL në Klinikën “Nëna Terezë” në Shkup, por pa përmirësime të gjendjes shëndetësore.
Ndryshe, për familjen Iseni, vdekja e Erginit është dhimbja e dytë e madhe, pasi vite më parë, edhe vëllai tjetër kishte vdekur në betejat e Sirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…