Një i vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur në Volljakë të Klinës mbrëmjen e së enjtes.
Sipas burimeve të gazetarës së Klan Kosovës Qëndresa Tërshani, viktima dhe të plagosurit janë vëllezër mes vete.
Ngjarja kishte ndodhur pasi që tashmë i ndjeri dhe të plagosurit kishin ngrënë iftar familjar në një nga lokalet e kësaj zone.
Lidhur me rastin pesë persona janë shoqëruar në polici./KKosova/