Avionëve luftarak amerikanë B1, që sot fluturuan mbi Maqedoninë e Veriut për nder të anëtarësimit të vendit tonë në NATO, u është zënë rruga dhe janë provokuar nga dy avionë luftarak rus “Suhoi”, raporton TV21.

Për këtë akt ka shkruar edhe vetë Ambasada ruse në Shkup, në profilin e saj në Tuiter. “Dy lanserëve amerikanë B1 nga baza ajrore në Elsvort, Dakota Jugore, që shkonin drejt kufirit shtetëror të Rusisë mbi Detin e Zi, u është zënë rruga sot nga dy avionë luftarak rus Sukhoi.#StopNATO” shkruhet në postimin në Tuiter.

Agjencia ruse e lajmeve RussiaToday për këtë ngjarja ka shpërndarë një video me titullin “Ju lutemi largohuni”, ndërsa videoja është bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Po të njëjtën video e ka shpërndarë edhe Ambasada ruse në Shkup në profilin e saj në Tuiter.

Sot mbi Maqedoninë e Veriut fluturuan avionë ushtark të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Greqisë. Kjo u bë si shenjë mirëseardhjeje në NATO e anëtarit më të ri të Aleancës. Ambasada e SHBA ka shkruar se përmes këtij fluturimi shprehin mbështetjen e tyre të madhe ndaj Maqedonisë së Veriut./TV21

https://twitter.com/Russian_Emb_MKD/status/1266392643120103424/photo/1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…