Pas shumë lajmeve të rrejshme për mua dhe familjen time të cilat u publikonin çdo ditë nga ana e VMRO-DPMNE-së në fushatën parazgjedhore me qëllim diskreditimin personal të vëllait tim dhe familjes sonë, jam i detyruar që t’i drejtohem opinionit publik.

Si edhe shumë qytetarë tanë, unë dhe familja ime plotësisht 11 vite, për kohën e regjimit, ishim nën presion, nën kërcënime dhe shantazhe, ndërsa po ashtu edhe numër i madh i qytetarëve të lirë, ishim të ekspozuar nën propagandën e sajuar, të zezë, nëpërmjet mediave të cilat i kontrollonte, Nikolla Gruevski.

Këto ditë po përkujtojmë disa nga këto metoda të regjimit, kemi parë që mbetjet e shtetit të robëruar se si përsëri realizojnë fushata të zeza. Sulmet me lajme të rreme dhe konstruksione po intensifikohen kundër meje personalisht dhe familjes time përmes mediave dhe përmes opozitës VMRO-DPMNE, të kontrolluar nga Gruevski.

I mohoj publikisht të gjitha këto trillime dhe konstruksione. As unë, Vice Zaev, as ndonjë anëtar i familjes sime nuk ka ndonjë lidhje me rastin e njohur në publik si “Reket” dhe as me gënjeshtrat në konferencat për shtyp që transmeton VMRO-DPMNE-ja.

Të pavërtetat e dala që kam hasur me të dyshuarit në këtë rast, se unë jam ulur me ata, se jam në disa incizime i përgënjeshtroj, pra kjo nuk është e vërtetë. Përpjekjet për të më përfshirë në çfarëdo mënyre në fushatë të ndyrë politike i konsideroj të qëllimshme, rrejshme dhe tendencioze me qëllimin e vetëm për të dëmtuar Zoran Zaevin dhe politikat që ai zhvillon.

Unë i bëj thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse të kontrollojnë të gjitha pretendimet e bëra, të publikojnë të gjitha incizimet, videot, audio -materialet, gjithçka që unë kërkoj të publikohet, në mënyrë që publiku të jetë i bindur për të vërtetën.

Veç fakti që ligjërisht ishte zbatuar hetimi për mbledhjen e dëshmive si dhe video materialeve konfirmon se askush nuk ka kontroll mbi procedurat që zhvillohen në MPB, në prokurori dhe gjyqësi, përveç institucioneve kompetente.

Nëse dikush ka pasur kontroll në këto institucione, siç ishte për kohën e regjimit, ajo asnjëherë nuk ka për të ndodhur.

Populli shikon se çfarë po ndodh dhe e ka gjithçka të qartë. Me të pavërtetat dhe lajmet e rrejshme target është familja e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për këtë ai është kërcënimi më i madh për kriminelët e vërtetë.

Për këto njerëz nuk ka diçka të shenjtë, as familje, aq më pak qytetarët dhe shteti.

Familja Zaev, në fakt Zoran Zaevi është halë në sy i të gjithë atyre që janë nën kontroll të Nikolla Gruevskit, krimineli i larguar dhe që nuk i mendojnë as të mirën e shtetit dhe as qytetarëve.

E shkatërruan 11 vite atdheun tonë dhe ikën të ballafaqohen me përgjegjësinë.

Për këtë përhapin lajme të rrejshme nëpër media nën kontrollin e tyre, përhapin sajesa, gënjeshtra të rënda, shpifje për çdo ditë, por edhe në konferencat për shtyp të VMRO-DPMNE, nuk zgjidhen mënyra apo mjete për të dëmtuar Zoran Zaevin dhe familjen e tij.

Ata shqetësohen sepse ai ishte kryetari më i suksesshëm i Strumicës. U pengon atyre sepse e rrëzoi regjimin e tyre me stilolaps. U pengon atyre sepse ka sjellë liri dhe demokraci. U pengon atyre nga qëndrimi i tij kurajoz kundër padrejtësisë. U pengon atyre sepse zhvilloi ekonominë, rivendosi sigurinë shoqërore, ndihmoj të prekurit, nuk ndan por bashkon. U pengon atyre sepse ai arriti ta nxjerrin atdheun nga balta dhe ta vendos në NATO, në hap për në BE.

Por më shumë u pengon, për atë që janë zgjedhjet për të sjell Ligjin për Prokurori publike me të cilin përfundimisht vihet drejtësia, sigurohet shteti i së drejtës dhe çdo kush që ka gabuar para ligjit do të përgjigjet. Nuk ka shpëtim për kriminelët. I pret burgu.

Nuk jam politikan dhe nuk kam qëllim që të merrem me politikë. Me këtë adresimin tim deri tek opinioni publik dua të njoftoj se nuk do të komunikoj më as t’u bëj replika gënjeshtrave të tyre, sajesave, konstruksioneve.

Nuk do të lejojë të më tërheqin në baltën e tyre.

Nuk kam gabuar asgjë, nuk kam shkelur asnjë ligj, punojë përgjegjshëm dhe ndershëm.

11 vite familja ime, biznesi me të cilin merrem, ishte target i kontrolleve të shumta, inspekcioneve të përditshme nga institucione të partizuara, por edhe ai regjim nuk gjeti asgjë të kundërligjshme. E vërteta është gjithmonë më e fuqishme se gënjeshtra.

Unë vazhdoj të merrem me biznes me të cilën merrem nga viti 1990 e këndej. Familja Zaev është familje e suksesshme jo për shkak politikës, por për shkak njerëzve dhe mënyrës sesi e udhëheq biznesin, përgjegjshëm dhe ndershëm, këtu në vendlindjen tonë.

Sigurojmë rreth 800 vende të punës dhe kontribuojmë në ekonominë me tatim vjetor sipas të gjithave bazave me rreth 1 milion euro. Këto janë fakte që flasin për përkushtimin, për dëshirën dhe progresin dhe ne ashtu do vazhdojmë.

Në ato 11 vite bënë vjedhje të shtetit dhe e mbajtën atë nën izolim, vlerësoj se është e qartë si kristali që nuk do ia arrijnë për të shpëtuar nga përgjegjësia aq më pak të parandalojnë progresin e shtetit.

Unë dhe e gjithë familja ime, i japim Zoran Zaevit mbështetje të plotë për të përfunduar atë që shumica e qytetarëve në këtë vend e filloi, të mos ketë regjim, krim dhe korrupsion, të mbizotëroj shteti i pavarur i së drejtës në të cilin të gjithë janë të barabartë para ligjeve. Të mos kthehemi në errësirë. Asnjëherë më mos të përsëritet regjimi!

Ne do i durojmë të gjitha fyerjet, gënjeshtrat, presionet për shkak të qytetarëve të atdheut tonë të përbashkët, Republikës së Maqedonisë së Veriut, familjet e tyre dhe fëmijët e tyre, për të ardhmërinë e saj, për lirinë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…