Ndërsa ende nuk ka asnjë sinjal nga Lidhja Demokratike e Kosovës mbi propozimin përfundimtar të bërë nga Vetvendosje, Albin Kurti i është drejtuar me shkrim Isa Mustafës ku edhe bën të ditura detajet e propozimit te ri.

Kurti ofron dy ministri më shumë në qeveri, nga të cilat  6 do ti takojnë LDK-së.

PROPOZIMI I LVV-SE

“E shtojmë numrin e ministrive në qeveri, nga 12 në 14, me ç’rast Lëvizja VETËVENDOSJE i ka 5 ministri kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 6. Ministria shtesë për LDK vjen si pjesë e njërës prej ministrive më të mëdha që ka LVV. 3 ministri i kanë pakicat, siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlen dakordimi i mëhershëm që zëvendëskryeministri i parë i takon LDK-së, ndërkaq zëvendëskryeministri i dytë, VV-së.”

Sipas propozimit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndahet, në atë mënyrë që Kultura dhe Rinia i bashkangjiten Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa Sporti i bashkangjitet Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa cështja e postit të presidentit mbetet e hapur.

“Bëhet një formulim i përbashkët për çështjen e Presidentit të Republikës së Kosovës bazuar në draftin fillestar nga LDK që përfshin qëndrimin karshi presidentit aktual, përpjekjen për konsensus dhe kufizimin karshi ujdive eventuale me ish koalicionin e PAN-it.”

Këtë të martë, Albin Kurti dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetvendosje, Besnik Bislimi pritën në një takim ambasadorin Uilliam Ualker i cili përsëriti thirrjen për formimin sa më parë të qeverisë së re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…