Njerëzimi “po luan me një armë të mbushur”, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

Dhe shqetësimi i tij janë burimet e hapura të konfliktit në rajone të ndryshme dhe përhapja bërthamore, me më shumë se 13,000 armë atomike që ekzistojnë aktualisht në botë.

Në përvjetorin e bombardimit atomik të Hiroshimës, ai donte të lëshonte paralajmërimin se vetëm një keqkuptim ose një llogaritje e gabuar “na ndajnë nga apokalipsi”, shkruajnë mediat e huaja.

“Krizat me ngjyrime serioze bërthamore po përhapen me shpejtësi: nga Lindja e Mesme në Gadishullin Korean deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Është krejtësisht e papranueshme që shtetet me armë bërthamore të pranojnë mundësinë e luftës bërthamore. Mesazhi im për ta është i thjeshtë: opsionin për armë bërthamore mbajeni jashtë tryezës përgjithmonë”, tha Guterres.

Ai vuri në dukje, megjithatë, se ka “shenja shprese” siç është konferenca e dhjetë e rishikimit të Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore (NPT) që është mbajtur në Kombet e Bashkuara që nga fillimi i muajit, dhe nga anëtarët e së cilës ai kërkoi “Të punojmë urgjentisht për të eliminuar të gjithë arsenalet bërthamore që kërcënojnë të ardhmen tonë”.

Ndryshe, sulmi i parë atomik në histori, i kryer nga Forcat Ajrore të SHBA më 6 gusht 1945, la rreth 140,000 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zgjedhja e presidentit, mision i pamundur për koalicionin qeverisës

Vështirë e arritshme po konsiderohet një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit…

Vesel Memedi shpërblehet nga BDI, së shpejti amabasdor në Romë!

Nga një burim i besueshëm brenda BDI-së , mësohet se Vesel Memedi-…

Të hënën mblidhen dy qeveritë Shqipëri-Kosovë

Nënshkruhen marrëveshje për infrastrukturën portuale dhe hekurudhore Të hënën do të mbahet…

Ukrainë, sulmohet treni për evakuimin e refugjatëve

Një tren pasagjerësh që po bënte rrugën për të marrë refugjatët që…

Vonesa e vaksinave kundër Covid-19, opozita fajëson Zaevin dhe Filipçen

Ndërsa i gjithë rajoni po vaksinohet, vetëm në Maqedoni pushteti gënjen me…