Dëme të mëdha në infrastrukturën rrugore, ekonomi familjare dhe në bujqësi, janë shkaktuar në Podujevë si pasojë e vërshimeve të fundit pas reshjeve të mëdha të shiut.

Gjendja më e rëndë vazhdon të mbetet në fshatin Pakashticë e Epërme, ku është shembur rruga dhe është e pakalueshme sipër fshatit. Ndërkaq, për pjesën tjetër të rrugës në hyrje të fshatit, Komuna është në përpjekje të vazhdueshme për hapjen e tërësishme të kësaj rruge për banorët.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi për KosovaPress, ka thënë se dëmet infrastrukturore, por edhe të ekonomive familjare janë të mëdha në Llap.

Bulliqi thotë se rruga e Pakashticës është hapur në ato vende ku ka qenë e bllokuar, por shton se dëmet nga shembjet e rrugës mund të kapin shumën mbi gjysmë milioni euro, për çka tha se do të kërkojnë ndihmë nga qeveria për sanimin e saj.

“Kemi arritur të debllokojmë rrugën, situata duket të jetë nën kontroll, por nga vëzhgimet e fundit që po i shohim, dëmet infrastrukturore, por edhe të ekonomive familjare janë të mëdha. Prandaj sipas të gjitha gjasave do të kemi nevojë për ndihmë nga niveli qendror për arsye se vetëm kostoja e kësaj rruge në Pakashticë që ka vende e cila është dëmtuar pothuajse e tëra. Kështu që është e domosdoshme që të bëhet sanimi i tërësishëm i kësaj rruge dhe po duket që dëmet janë relativisht të mëdha. Kam frikë që vetëm kjo rrugë mund të ketë kosto mbi gjysmë milioni euro, mos të flasim për dëmet të tjera në sektorë të tjerë dhe pjesë të tjera të Llapit”, tha ai.

Për dëmet e tërësishme në këtë rrugë, Bulliqi tha se ende nuk ka ndonjë raport për të dhënat e sakta.

“Nuk guxojmë ta themi një shifër të saktë për arsye se komisioni është i formuar dhe do të del me vlerësime, për arsye se i kemi tri kategori të dëmeve. Kemi dëme në infrastrukturën rrugore, në ekonomitë familjare dhe biznese, por edhe në bujqësi. Besoj se shumë shpejt do të dalim me raportin për dëmet preliminare”, thotë ai.

Bulliqi shtoi se dy familje janë evakuuar në ditën e parë të vërshimeve.

“Jo, nuk ka asnjë familje të rrezikuar dhe kjo është parësore. Dy raste i kemi pasur për evakuimin e familjeve ditën e parë të vërshimeve dhe ato familje janë në vende të sigurta. Pra, dëme në resurse njerëzore nuk kemi, por dëmet materiale po shihen që janë evidente”, tha ai.

Kryetari i fshatit Pakashticë që gjendet në veriperëndim të Podujevës, Naim Hoxha duke treguar për dëmet e mëdha në këtë fshat, shpreh frikën se reshjet e shiut dhe borës sërish mund ta rrisin nivelin e ujit.

“Kanë nis reshjet e shiut dhe borës, mund të rikthehen sërish vërshimet, por aktualisht gjendja në këtë fshat është e rëndë. Janë mbi 200 metra mur i rrugës të rrëzuar, urat janë të bllokuara. Kjo pamje nga shembja e rrugës duket sikur ujëvara dhe dëmet janë të hatashme, por sa mund të jenë këto dëme në vlerë monetare ende nuk e dimë… Përveç dëmeve në infrastrukturën rrugore, dëme ka edhe në bujqësi, por për fat të mirë dëme në njerëz dhe shtëpi nuk ka”, tha Hoxha.

Banori tjetër i këtij fshati, Islam Aliu tha se përmbytjet ia kanë shembur urën dhe e ka të pamundur të futet me veturë në oborrin e shtëpisë.

“Nga vërshimet fundit dëmet janë shkaktuar në urën e hyrjes në oborr të shtëpisë. Rruga është shembur dhe nuk mundem të hyj në shtëpinë time me veturë, vetëm në këmbë. Komuna ka dalë në vendin e ngjarjes për t’i parë dëmet, por ende nuk ka ndonjë intervenim për largimin e ujit në shtratin e lumit dhe për të riparuar dëmet që janë bërë”, thotë ai.

Përmbytjet e fundit në Llap kanë prekur më së shumti fshatrat: Pakashticë, Gllamnik, Sibovc, Kërpimeh, Repë, Bajqinë, Peran e Letanc dhe në disa pjesë të qytetit të Podujevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ekspertët e OKB-së: Zvicra ka probleme “sistematike” me racizmin

Zvicra ka probleme sistematike me racizmin kundër personave me prejardhje afrikane, thuhet…

Borell paralajmëron se takimi Kurti-Vuçiq mund të mbahet para verës

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borell,…

Presidentja Osmani mirëpret rezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur rezolutën e Parlamentit Evropian rreth qëndrimit për…

Gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë do të fillojë më 6 shtator

Në faqen e Gjykatës Themelore të Tetovës, në kalendarin e gjykimeve, thuhet…

Nga mesnata çmime të reja të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme duhet të caktoj…