Pamjet e filmuara nga ajri, shfaq shpërthimin masiv dhe tymin e zi që ngritet në qiell, si pasojë e luftimeve të ashpra që po zhvillohen mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.

Batalioni i 109-të i forcave të armatosura të Ukrainës, kanë realizuar një aksion në të cilin i shkaktuan humbje të mëdha forcave pushtuese.

Ata kishin vërejtur përmes dronit qindra mina antitank dhe municion, që e kishin grumbulluar rusët në një fushë të gjelbëruar, duke pritur që më pas t’i shpërndajnë.

Por ky mision i tyre dështoi, pasi dronët e këtij batalioni i hodhën në erë, dhe shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që krijoi gropa të thella në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Në videon e publikuar më poshtë, shihen minat antitank si dhe municion të kalibrit të ndryshëm, dhe momenti kur ato hidhen në erë nga ukrainasit.

Kjo nuk është hera e parë që ukrainasit hedhin në erë municionin e ushtrisë ruse.

Madje shumë prej armëve po ua konfiskojnë, pasi rusët po largohen me shpejtësi dhe pas vetes po lënë artileri dhe armë të kalibrit të ndryshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Të shtëna me armë zjarri përpara selisë qendrore të PDK-së

Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në…

Deklaratat e Vuçiqit për Kosovën, reagon Sllovenia

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka ftuar ambasadorin e Serbisë…

Gërxhaliu: Po presim çdo moment për të shkuar në Rashkë – terreni për gjetjen e mbetjeve kockore është shumë i thepisur dhe i vështirë

Të hënën janë gjetur mbetje mortore në një pjesë malore mes Rashkës…

159 raste të reja me Covid-19 dhe 75 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1733 teste…

Debati për ribalancin e Buxhetit për vitin 2019 do të vazhdojë nesër

Deputetët pasdite e vazhduan debatin për propozim ribalancin e plotësuar të Buxhetit…