Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson foli me presidentin ukrainas Zelenskyy pasditen e kësaj të diele. Për mediat vendase, një zëdhënës i kryeministrit tha se Johnson kishte vlerësuar presidentin dhe popullin ukrainas për qëndrueshmërinë e tyre.

“Kryeministri tha se veprimet barbare të Putinit po testonin jo vetëm Ukrainën, por gjithë njerëzimin. Udhëheqësit dënuan vrasjet e Brent Reynaud dhe ukrainasve të panumërt të pafajshëm, si dhe rrëmbimin e kryebashkiakëve të Dniprorudne dhe Melitopol. Kryeministri nënvizoi mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’i japë Ukrainës”.

“Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndjekë më shumë opsione për të forcuar vetëmbrojtjen e Ukrainës, duke punuar me partnerët, përfshirë takimin e së martës së Forcave të Përbashkëta Ekspeditore në Londër. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë prapa Ukrainës në të gjitha përpjekjet e saj për t’i dhënë fund këtij konflikti katastrofik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Akuzat për nepotizëm dhe dorëheqjet

Disa nga zyrtarët, të afërmit e të cilëve janë punësuar në punë…

Helikopterët e ushtrisë serbe fluturuan pranë kufirit me Kosovën, eksperti i sigurisë e konsideron tentim agresioni

Tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke…

Jetojnë në Maqedoni, shkollohen në Kosovë

Elmedina, Mesuti dhe Edmondi jetojnë në lagjen Bardhi të fshatit Bllacë, janë…

Të premten pritet të vërtetohet dorëheqja e Zaevit në LSDM

Të premten Bordi Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së do të diskutojë për…

Gjykata Penale “ngrin” pasurinë e pronarit të bankës Eurostandard Trifun Kostovski

Gjykata Penale ngriu pasurinë e biznesmenit Trifun Kostovski, pronar i Bankës së…