Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi zënë 80% të hyrjeve në kufi

Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po mbajnë edhe në pjesën e parë të këtij viti turizmin shqiptar.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë muajit Prill lëvizjet e shtetasve të huaj në vendin tonë u rritën me 18 herë në raport me një vit më parë, ku dominimin e turistëve e patën vendet e rajonit.

Vetëm gjatë Prillit në Shqipëri kanë hyrë 241 mijë shtetas të huaj, 80% e të cilëve ishin qytetarë nga shtetet në kufi me vendin tonë, me përjashtim të Greqisë.

Në raport me vitin 2019-ë, kur turizmi nuk kishte kufizime, lëvizjet e shtetasve të huaj këtë vit janë 40% më të ulëta. Numrin më të lartë të vizitorëve e ka Kosova me 136 mijë persona që kanë ardhur vetëm në prill, e ndjekur nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

Pavarësisht pandemisë, ka nisur gjallërimi edhe i lëvizjes së shqiptarëve jashtë. Në prill numërohen 230 mijë shtetas nga vendi ynë që kanë kaluar kufirin, kundrejt 10 mijë daljeve që pati Prilli i kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Presidentja e Gjeorgjisë për krizën në Ukrainë: Duket sikur Putin po shkatërron “të gjithë vendin”

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili i tha Jake Tapper të “CNN” se…

Presidenti kroat: Fluturakja pa pilot ka ardhur nga Ukraina, peshon mbi 6 tonelata – rastin po e cilësojmë si incident serioz

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, ka mbajtur një konferencë për media ku ka…

Incident i armatosur në Shkup, plagoset një person

Një person është lënduar në një incident të armatosur që ka ndodhur…

Nishani: Humbësi i 4 zgjedhjeve po mban peng PD-në

Nga Bujar Nishani/ Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe…

Shpërthim në laboratorin kinez, vdesin dy persona

Një shpërthim që ndodhi të dielën në një universitet të famshëm kinez…