Udhëheqësit e grupit G7 të vendeve të pasura kanë thënë se do të mbështesin Ukrainën për “për aq kohë sa duhet” në vazhdën e sulmeve të mëdha ruse të së hënës.

Grupi, i cili u mblodh për bisedime virtuale emergjente, tha se do të vazhdojë të japë ndihma ushtarake dhe humanitare.

NATO tha gjithashtu se do të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, raporton bbc.

Të paktën 19 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi raketat ruse goditën rajone anembanë Ukrainës, përfshirë Kievin qendror.

Sulmet vazhduan edhe të martën, me civilët që u këshilluan të qëndronin në strehimoret e sulmeve ajrore.

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se sulmet ishin në hakmarrje për një goditje në një urë kyçe që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, për të cilën ai fajësoi Ukrainën.

Në deklaratën e saj, G7 tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga këto sulme dhe mirëpriti hetimin e mëtejshëm për shkakun e tyre.

G7 përbëhet nga shtatë ekonomitë më të mëdha “të avancuara”.

Ai përfshin Kanadanë, Francën, Italinë, Gjermaninë, Japoninë, Britaninë e Madhe dhe SHBA-në.

Kina nuk përfshihet pasi nuk konsiderohet një ekonomi e përparuar në mënyrën se si janë vendet e tjera. Rusia ishte pjesë e grupit, por u përjashtua pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Obrador: Meksika është më e sigurt se SHBA-ja

Meksika është një vend më i sigurt se Shtetet e Bashkuara, ka…

Sërish sulme në Kiev, të paktën 10 shpërthime ndodhën mëngjesin e sotëm

Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se të paktën 10 sulme kanë…

Zyrtari i NATO-s në Serbi: Presim shtensionim të plotë të situatës në veri të Kosovës

Ne ende presim të shohim një shtensionim të plotë të situatës në…

Rusia kryen 35 sulme ajrore brenda një dite në Ukrainë

Në frontin e betejës, forcat e Moskës kanë nisur një sulm në…

Bie nataliteti, shkaktar pandemia e migrimi

Kohët e fundit në Kosovë  po lindin më pak fëmijë. Në një…