Zëvendës kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, ka paralajëmruar se do ta vizitojë në burg ish pjesëtarin e UÇK-së, Tomor Morina, që u arrestua nga policia maqedonase me kërkesë të Interpolit.
Ky paralajmërim është komenuar në rrjetet sociale si tentim i tij dhe i BDI-së për të përfituar në fatkeqësinë e Tomor Morinsë dhe se “BDI vetë i arreston ish pjesëtarët e UÇK-së, e pastaj shtiret si shpëtimtare e tyre”.
Në mesin e komentuesve të shumtë, ka qenë edhe Xhafer Ukshini, vëllai i Sami Ukshinit i njohur si Komandant Sokoli.
“E more bujar udbashi sikur të ishe aq patriot doti vizitoje luftëtaret të cilet të prun në pushtesh, sigurisht qe nuk keni ftyr tu dilni para se i keni tradhtu”, ka komentuar Xhafer Ukshini.
Poashtu ka komentuar mjaft ashpër edhe Naim halili.
“Shumë të poshtër jeni ju o ç.n, nuk keni vizituar asnjë her ju çlirimtart sikur ju e keni mbaru për mos mu ekstradu në Serbi, tash poena politike poju duhen bre horra të flliqt jeni ju”, ka komentuar Halili./Gazeta LAJM/