Ka vdekur sot vajza 19-vjeçare e cila mori lëndime të rënda në aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, afër fshatit Llaskarcë, me çka numri i viktmiave në këtë tragjedi u rrit në 16.

Ajo që në ditën e aksidentit po trajtohej në repartin intensiv në Qendrën Urgjente në Shkup ku edhe iu amputua njëra këmbë, por përkundër kësaj dhe shumë ndërhyrjeve mjekësore, nuk arriti të mbijetojë.

Tragjedia e 13 shkurtit ndodhi pasi autobusi i kompanisë “Durmo Turs” doli nga autostrada dhe u përmbysë në një fushë të fshatit.

Për këtë tragjedi të rëndë hetimet kanë konstatuar lëshime në sistemin e frenimit të autobusit ndërsa në paraburgim ndodhen pronari i kompanisë, shoferi si dhe drejtuesi i kontrollit teknik.

Hetime po zhvillohen edhe ndaj personave të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…