Për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.284 vdekje, në Meksikë 790 dhe në Indi 1.129.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 67.680 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 2.227.514 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 1.284 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 82.771.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 439.446 raste dhe 20.532 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.532.138.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 70 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 41.190. Ndërsa me 6.019 raste të reja është rritur në 362.274 numri i rasteve me COVID-19.

Deri më tani në vend janë shëruar 231.403 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 45.720 raste të reja duke e rritur në 1.238.635 numrin e rasteve ndërsa me 1.129 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 29.861 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 782.607 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Të shtëna në një qendër tregtare në SHBA

2 viktima dhe 4 të plagosur nga të shtënat me armë në…

Uashingtoni i vendos sanksione të reja Rusisë  

Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione të reja ndaj Rusisë lidhur…

Për çdo litër benzinë në Maqedoni, shteti merr 35 denarë tatim

Nga çdo litër i benzinit, qeveria e Maqedonisë së Veriut fiton 35…

Raporti javor për gjendjen me COVID-19: Vazhdon trendi i uljes së rasteve të reja në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik…

Letra e Kurtit për kryeministrin maqedonas: Pse nuk vij në “Ballkanin e Hapur”

Por Kurti i është përgjigjur me një “refuzim diplomatik”. Në një letër…