Siç ka ndodhur edhe ditëve më parë, Ukraina ka publikuar edhe të dhënat më të fundit rreth humbjeve të shkaktuara ushtrisë ruse.

Në këtë drejtim, të hënën, autoritetet e këtij vendi pretendojnë se – deri sot më 8 mars – ushtrisë ruse i kanë shkaktuar humbje të mëdha.

Kështu, sipas të dhënave të fundit, Ukraina thotë se deri më sot, kanë vrarë 12 mijë ushtarë rusë, kanë shkatërruar 48 aeroplanë luftarakë dhe 80 helikopterë.

Veç këtyre, po sipas të dhënave nga Ukraina, janë shkatërruar 303 tanke, 120 njësi artilerike, 56 sisteme raketore – dhe jo vetëm.

Ndryshe, siç ishte thënë gjatë të hënës, Ukrainës i janë shkaktuar dëme mbi 10 miliardë dollarë që nga fillimi i agresionit rus – duke shkatërruar infrastrukturën e këtij vendi, kanë njoftuar zyrtarë ukrainas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjermania dërgon armë në Turqi edhe përkundër ndërhyrjes në Siri

Gjermania miratoi dërgimin e armëve me vlerë prej miliona eurosh në Turqi,…

Inteligjenca britanike thotë se Rusia do të vazhdojë të humbasë armatimin e rëndë në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar raportin e fundit…

Rusia i jep leje Kievit: Anijet e bllokuara me grurë mund të largohen nga portet e Ukrainës

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se anijet e bllokuar me drithë…

​Vdesin babë e bir gjatë një përleshjeje në një familje në veri të Mitrovicës

Ballina Lajme Emisione Video Lajme Skema Programore Sport NA NDIQNI NË: ​Vdesin…

Vjosa Osmani në ora 19:00 votohet për kryeparlamentare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që në ora 19:00 të…