Puç i bëri, thikën ia nguli pas shpine, e tradhtoi, u bë me shërbimet sekrete, por ama, Shaqir Fetai assesi të heqë dorë nga politikat si, menaxheriale ashtu edhe kadrovike, që i vuri ish-reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi! Dhe, për çfarë reforma flet ky farë rrencaku Shaqir Fetai, ky farë injoranti dhe imituesi snob! Imitues i mirë është edhe papagalli, edhe majmuni, megjithatë, nuk bëhen njeri, ngelin të tillë çfarë i ka falur Zoti

Nga Eugen Lata

Shaqir Fetai na informon se e paska zgjedhur dekanin e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup! Jo ai por, Këshilli Mësimor Shkencor i FSHI-së? Paramendoni se, cili “Këshill” çka ka zgjedhur dhe, për më keq, më katastrofale, paramendoni se ky farë i zgjedhuri nga kush është zgjedhur!

Sido qoftë, qenka zgjedhur Shaban Sulejmani, i cili, dekan u zgjodh nga H. Sulejman ef. Rexhepi. Pra, Shaban Sulejmani është kuadër i Sulejman ef. Rexhepit dhe, për këtë respekt që ia bëri, Shaban Sulejmani do të jetë adhurues i pakompromis, me mish e me shpirt, i Sulejman ef. Rexhepit, madje do t’i shpallë “qafira” të gjithë ata që ia prishin Sulejman ef. Rexhepit, edhe pse, më në fund, ai me shokët e vet ia prishën madje shumë keq, duke ia ngulur thikën pas shpine!

Edhe me këtë rast, Shaqir Fetai dëshmoi se nuk di të bëjë reforma, nuk guxon të bëjë reforma, aq më pak të bëjë reforma kadrovike! Kë të largojë? Të gjithë bashkëpunëtorët e Sulejman ef. Rexhepit, për të cilët ai dëshmon në intervistën  e vet të fundit, që të gjithë paskan qenë bashkëpunëtorë të UDB-së, me në krye Shaqir Fetain! Dhe tani ky të bëjë ndryshime kadrovike si hap i parë i reformave? Kë të largojë? Këta të shërbimeve sekrete të tipit të UDB-së? Nuk guxon t’i prekë, sepse ata kanë kryer misionin e tyre që ishte skenar i shërbimeve sekrete, prandaj, ata tashmë janë të brenduar, të mbrojtur, fytyra mbrojtëse dhe përfaqësuse të shërbimeve sekrete në BFI!

Shaqir Fetai kësisoj, duke ecur gjurmëve të veprave të H. Sulejman ef. Rexhepit, në fakt, edhe nuk i prek njerëzit e shërbimeve sekrete por, me këtë, edhe e mbulon paaftësinë e vet, dudukllëkun e vet për sa i përket reformave! Nuk është reformë avancimi i kuadrit të përkohshëm nga kordinues ku i kishte emeruar efendi Rexhepi, ne myftinj ku i ngritë Shaqir Fetai. Mundohet ta përforcojë atë filozofinë udbasheske se, të gjithë jemi të mirë e të ndershëm, i keqi dhe imorali ishte vetem Sulejman Rexhepi!
Shaqir Fetai mendon se reformë është ndërrimi i vendit dhe i pozicionit të kolltukut të reisit!
Shaqir Fetai mendon se reformë është rizgjedhja e Shaban Sulejmanit dekan në FSHI!
Shaqir Fetai po i mban pranë vetes të gjithë ata që kanë dosje të trashë shantazhimi! Sepse, e di që nuk guxojnë të lëvizin nga linjat e tij antifetare e antikombëtare, sepse, sakaq do t’ua zbardhin videoincizimet me plotë amoralitet! I di këto Shaqir Fetai, i di shumë mirë! I di Shaqir Fetai kush sa ka vjedhur, me kë ka vjedhur, për kë ka vjedhur! I di shumë mirë? Dhe i mbanë, sepse i duhen që mos t’ia turbullojnë ujin! Kurse gojën e ka përplotë me reforma!
Po a mund të bëjë reforma një “reis” i cili mendon kështu, i cili për Fakultetin e Shkecave Islame e ka këtë definicion: “Fakulteti i Shkencave Islame ka për qëllim të krijojë kuadër me pikëpamje të reja dhe mënyra konstruktive të të menduarit, të mundësojë zhvillimin e aftësive dhe pranimin e sfidave e mundësive të cilat i ofron shekulli 21, si dhe krijimin e një ambienti ku përvetësimi i dijes do të jetë në qendër të vëmendjes me çrast do t’i përgatit studentët të ndërtojnë karrierë në sferën e shkencave islame, që të punësohen në institucionet e BFI të RMV dhe institucione të tjera, brenda dhe jashtë vendit.”

Shikojani se cili qenka qëllimi i FSHI-së sipas Shaqir Fetait! “Me pikëpamje të reja dhe mënyrë konstruktive të të menduarit”!!! Mos po do Shaqir Fetai me thënë se FSHI prodhon kuadro që mendojnë në mënyrë konstruktive!!! Po pse, a paska fakultet që po prodhuaka kuadro për të menduar në mënyrë dekonstruktive?! Shaqir Fetai, në mes të FSHI-së, e shpreh këtë definicion të tmerrshëm për FSHI-në!  Për të vazhduar pastaj me synimet e FSHI-së, të cilat, sipas Shaqir Fetait, janë: “të mundësojë zhvillimin e aftësive dhe pranimin e sfidave e mundësive të cilat i ofron shekulli 21”! Shaqir Fetai a po flet për kopshte kalamajsh e për foshnjore, për fillore apo për një institucion akademik? Pse ofendon Shaqir Fetai, pse ia merr mendja se është ajka e intelektit kombëtar fetar, pse ky farë snobi e demagogu, ky farë injoranti e hipokriti mendon se nga ky fakultet dalin kuadro me aftësi për “të pranuar sfida e mundësi” që i ofron shekulli 21. Po teoologët e tjerë që nuk kanë dalur nga ky Fakultet? Janë nja 700-800 e më shumë që nuk kanë dalur nga FSHI – ndër ta edhe vet Shaqir Fetai, dhe, sipas tij, këta nuk mund të përballen me sfidat e shekullit 21. Po a e di Shaqir ORAO se cilat janë ato sfida të këtij shekulli me të cilat duhet të bërballen teologët e vendit. Po ai vetë, a duhet të përballet apo, të tjerët për të do të përballen me ato sfida, mjafton që Shaqir Fetai të jetë zbatues i politikave që do t’i afrohen qarqet e dyshimta dhe antiislame!

Shaqir Fetai karrierën e ka debolesë! Pisi thotë: “FSHI-ja qenka ambient që përgatit studentët të ndërtojnë karrierë në sferën e shkencave islame”! Pra, studentët do të ndërtojnë karrierë, ashtu siç e ka ndërtuar vetë. Fakultetet janë për ta zhvilluar dhe avancuar mendimin shkencor, o Shaqir Fetai, e jo për të bërë karrierë. Lloi yt shumë njerëz ka lënë në shtëpi, në pamundësi për të bërë karrierë, por ama, për nga mënyra e të menduarit, për nga mendimi i tyre shkencor, janë me mijëra kilomera larg teje, edhe pse ti je “kryetar i intelektualëve fetar”! Je i sfiduar në debate televizive të cilave u ikë si djalli temjanit!

Dhe, fare në fund, Shaqir Fetai e përmbyllë definicionin për FSHI-në: “që të punësohen në institucionet e BFI të RMV dhe institucione të tjera”! Po, pa dyshim, edhe Medresja përgatitë kuadro për nevojat e BFI-së, por, megjithatë, më shumë medresantë ka të punësuar në DBK e në polici se sa në FSHI, më shumë kuadër që kanë mbaruar FSHI-në ka në “institucionet e tjera” se sa që ka të punësuar në BFI!

Përfundimisht, Shaqir Fetai duhet të dalë nga stili i të menduarit sipas H. Sulejman ef. Rexhepit, duhet ta ketë stilin e vet menaxherial, duhet të shkojë disa hapa përtej H. Sulejman ef. Rexhepit në reforma organizative e kadrovike. Shaqir Fetai duhet të ndalojë së miratuari politikat menaxheriale të Sulejman Rexhepit i cili i zhvillonte dikur me po këta njerëz që i janë bërë patarica të kalbura Shaqir Fetait!

Shaqir Fetai nuk ka as tru, as personalitet, as karakter, as dnjitet, nuk ka as aftësi mendore, as fizik, as forcë e as kapacitet psikik, për të vegjetuar në një habitat që do të ishte tjetërfarësh nga ai ku e ka mbajtur për gjith këto vite Sulejman Rexhepi. Prandaj, gjithnjë e më shumë Shaqir Fetai e flet me miq të vet të ngushtë gabimin trashanik që bëri duke e tradhëtuar Sulejman Rexhepin dhe duke ia rrëmbyer postin, i cili, gjithnjë e më shumë po ia rëndon jetën, të vepruarit, të menduarit. Thjesht, ai është buzë një shpërthimi të brendshëm çmendurak. A ta ndihmojë Zoti? Ooo, Zoti ia theftë qafën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…