Në Gjykatën Themelore në Tetovë, sot vazhdon gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës. Më 31 janar ishte seanca e fundit në të cilën u dëgjuan shtatë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria.

Gjykimi sot vazhdon me dëgjimin edhe të disa dëshmitarëve, ndërsa gjykatësi Jordan Vellkovski paralajmëroi se do të ftohen edhe ekspertët që e kanë përgatitur ekspertizën. Më pas do të ketë seanca dëgjimore të dëshmitarëve dhe dëshmi me shkrim të mbrojtjes.

Të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe përfaqësuesi i Spitalit Klinik të Tetovës si person juridik, në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por nuk pranojnë fajin dhe se nuk i kanë kryer veprat për të cilat akuzohen.

Gjykimi për zjarrin që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021, ku humbën jetën 14 persona, ndërsa dhjetëra u lënduan, filloi më 7 dhjetor të vitit 2022, pasi nga shtatori i vitit 2022 deri atëherë procesi gjyqësor disa herë u shty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zelensky: Sulmi në Odesa ishte terror i qëllimshëm i Rusisë

Në video-fjalimin e mbrëmjes, presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë se bombardimet e…

Merkel: Nga 2008-ta Putin merret me pavarësinë e Kosovës

Ish-kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, ka dhënë detaje për situatat e ndryshme…

MSH: E gatshme është certifikata për personat që janë infektuar me virus

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Sistemin Nacional “Termini im” është vendosur…

KE sot do ta publikojë Raportin për Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian (KE) sot do të miratojë pakon për zgjerimin e vendeve…

Ekspertët e sigurisë: Ardhja e afganëve paraqet rrezik për Kosovën – kapacitetet janë për të pranuar deri në 10 mijë veta

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, këtë të diel bëri të ditur se…