Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për parregullsitë zgjedhore, respektivisht rasti “Titanik”.

Gjykimi ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, të propozuar nga prokuroria. Lëndën e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova.

Përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, në “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për bashkëpunim kriminel, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votim, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore. Rastin e hapi PSP, që më pas ta ndërmarrë Prokuroria Publike, ndërsa rasti sërish iu besua prokurores publike, Lile Stefanova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arrestohen dy persona për heroinë

Dje rreth orës 14 e 15 minuta, në rrugën e ,,Ilindenit” në…

MPB me detaje rreth aksidentit tragjik në Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotshme ka dhënë informacione…

BESA me vende të garantuara në lista

Emrat pas kongresit të LSDM-së të hënën Lëvizja Besa do t’i ketë…

Përleshje e armatosur në Stuneniçan

Sipas MPB, pas një zënke verbale А.SH.(28), i cili nga makina “Reno“…

Virusi Korona, mbyllen edhe dy klinka në Shkup

Alsat mëson se Klinikat interne të Gastrologjisë dhe Hematologjisë janë zbrazur nga…